Publikuar më 03 Февруари, 2015 në Lajme
Këshilli Drejtues i FFM-së vërtetoi datën dhe vendin e mbajtjes së Kuvendit të rregullt vjetor të Federatës së futbollit të Maqedonisë. E njëjta do të mbahet më 15 mars në Shkup.
Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të FFM-së u miratua propozimi për rendin e ditës dhe përmbajtes së Kuvendit që pason.
Këshilli Drejtues i FFM-së miratoi tekstin e pastruar të rregullores për regjistrim, status dhe transferime të futbollistëve.
Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të FFM-së u konfirmuan çmimet e biletave për ndeshjen kualifikuese të përfaqësueses A të Maqedonisë kundër Bjellorusisë më 27 mars në Shkup.
Federata e futbollit të Maqedonisë mundëson hyrje pa pagesë në tribunën Lindore për nxënës prej klasës së parë deri në të nëntën, për fëmijë pa prind dhe nga kategoritë e goditura sociale për ndeshjen Maqedoni-Bjellorusi.
Çmimi i biletave për tribunën Jugore: Bloku 1 dhe 6 - 100 denarë; Bloku 2 dhe 5 - 150 denarë; Bloku 3 dhe 4 - 250 denarë; pjesa qëndrore (që më herët ka qenë VIP) - 400 denarë.
Çmimi i biletave për tribunën Veriore: Bloku13 dhe 19 - 100 denarë; Bloku 14 dhe 18 - 150 denarë; Bloku 20 dhe 24 - 200 denarë; Bloku 15 dhe 17- 250 denarë; Bloku 21 dhe 23 - 400 denarë.
Çmimi i biletave për tribunën perendimore: Bolqet 25, 26, 27, 28, 29 dhe 300 - 100 denarë.
Këshilli Drejtues solli vendim për kyçje në aksionin humanitar të Kryqit të Kuq të Maqedonisë për ndihmë të personave të goditur nga vërshimet me donacion të ujit për pije dhe mjete për higjienë personale.