Publikuar më 13 Април, 2017 në Vendimet, Lajme
Komisioni Diciplinor pranë FFM-së, duke vepruar sipas raporteve të Komisionit për Gara të FFM-së më datë 13.04.2017 solli këta vendime:
KF Vëllazërimi 77 gjobitet me 250 euro për organizim të dobët të ndeshjes Vëllazërimi-Euromilku e luajtur në kuadër të xhiros së 17-të të LDFM-së;
Borçe Jovanovski, komesar për siguri te KF Novaci 2005 dënohet me ndalesë të kryerjes së funksionit të tij në kohëzgjatje prej dy muajve;
KF Novaci 2005 për organizim të dobët të ndeshjes Novaci-Vardar Negotinë e luajtur në kuadër të xhiros së 19-të në Ligën e Dytë dënohet me 500 euro dhe ndalesë të zhvillimit të katër ndeshjeve në teren të vet (duhet të luajë së paku 100 km larg Novacit);
KF Vardari për shkak të organizimit të dobët (shfrytëzim i mjeteve piroteknike) dhe sjelljes së pahijshme të tifozëve të tyre në ndeshjen e xhiros së 20-të të Ligës së Parë, Vardari-Shkëndija gjobitet me 1 000 euro;
KF Teteksi gjobitet me 450 euro për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes së xhiros së 17-të Ligës së Dytë, Teteksi-Tikveshi;
Arif Alimi, komesar për siguri i KF Vëllazërimi 77 dënohet me ndalesë të kryerjes së funksionit të tij në kohëzgjatje prej katër muajve;
KF Euromilku gjobitet me 250 euro për organizim të dobët të ndeshjes Euromilku-Tikveshi e luajtur në kuadër të xhiros së 19-të në Ligën e Dytë.