Publikuar më 09 Октомври, 2014 në Lajme
Këshilli Drejtues i FFM-së në mbledhjen e caktuar për 9 tetor të 2014-s solli vendimet që pasojnë:
- KD i FFM-së pranoi dorëheqjen e Sekretarit të Përgjithshëm Dimitar Zisovski. Dorëheqja e Zisovskit nga funksioni Sekretar i Përgjithshëm vjen për arsye personale. Dimitar Zisovski edhe periudhën që pason do të jetë në funksion të Federatës së futbollit të Maqedonisë.
- Këshilli Drejtues i FFM-së emëroi Filip Popovskin si ushtrues detyre Sekretar i Përgjithshëm të FFM-së. Filip Popovski nga viti 2002 është pjesë e Federatës së futbollit të Maqedonisë. Ka kryer detyrën e menaxherit për licencim në repartin për licencim dhe menaxher për kualitet. Popovski ka përfunduar magjistraturën për Menaxhment Sportiv të organizuar nga ana e UEFA-së (MESGO) dhe gjithashtu ka magjistruar në drejtimin për Resurse njerëzore për ndërmarje të vogla dhe të mesme.
- Këshillim Drejtues i FFM-së solli predispozitat për Ligën e Dytë të futsallit për sezonin garues 2014/15.