Publikuar më 03 Март, 2015 në Lajme
- Këshilli Drejtues i FFM-së vërtetoi çmimin e biletave për ndeshjen e përfaqësueses A të Maqedonisë kundër Australisë më 30 mars në stadiumin kombëtar ‘Filipi i Dytë’ në Shkup.
Federata e futbollit të Maqedonisë mundëson hyrje pa pagesë në tribunën lindore (bloqet 6, 7, 8, 9, 10, 11 dhe 12) për nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën, për fëmijë pa prindë dhe të kategorisë së goditur sociale, si dhe për të gjithë futbollistët e kategorive të pionierëve, kadetavë dhe juniorëve për ndeshjen Maqedoni-Australi.
Çmimi i biletave për tribunën Veriore: Bloqet 13, 14, 18 dhe 19 - 100 denarë; Bloqet 15, 17, 20 dhe 24 - 200 denarë, Bloqet 21 dhe 23 - 250 denarë;
Çmimi i biletave për tribunën Jugore: Bloqet 1, 2, 5 dhe 6 - 100 denarë; Bloqet 3 dhe 4 - 150 denarë; hyrja qendrore (ish-VIP) - 250 denarë;
Çmimi i biletave për tribunën perendimore: Bloqet 25, 26, 27, 28, 29 dhe 30 - 50 denarë.
- Këshilli Drejtues i FFM-së solli vendim me të cilin u miratua raporti i Komisionit finansiar për llogarinë përfundimtare për vitin 2014 dhe raportin e revisorit të pavarur, si dhe raportin e punës së Këshillit Drejtues të FFM-së dhe presidentit të FFM-së me qëllim që të njëjtsr të ndiqen dhe të jepen në miratim në Kuvendin e rregullt vjetor të Federatës së futbollit të Maqedonisë.
- Këshilli Drejtues i FFM-së solli propozim për ndryshime dhe plotësime të rregullores diciplinore në pikat ku trajtihet antidopingu.