Publikuar më 16 Август, 2018 në Lajme
Në
pajtueshmëri me procedurën për zgjedhjue të Presidentit të Federatës së
futbollit të Maqedonisë, Komisioni për Zdhjedhje dhe verimfikim pranë FFM-së në
seancën e sotme në “Shtëpinë e futbollit” konstatoi se deri në fund të afatit për
dorëzim të kandidaturave janë paraqitur katër kandidatë. Komisioni Zgjedhor dhe
Verifikues shqyrtoi kandidaturat e dorëzuara dhe mori vendimet e mëposhtme:
- Lidhur me kandidaturën e dorëzuar nga LFK Negotinë dhe LFK Resnjë, Komisioni për Zgjedhje dhe Verifikim hodhi poshtë kandidaturën e kandidatit të propozuar, Harallampie Haxhi Risteski. Kandidatura e LFK Negotinë dhe LFK Resnjë nuk pranohet për shkak se kandidati nuk plotëson kushtin e veçantë për një kandidat për president të Federatës së futbollit të Maqedonisë, të parashikuar në nenin 91, paragrafi 1 i STATUTIT të Federatës së futbollit të Maqedonisë .
- Lidhur me kandidaturën e dorëzuar nga LFK Tetovë, Komisioni për Zgjedhje dhe Verifikim hodhi poshtë kandidaturën e kandidatit të propozuar, Vllatko Kostov. Kandidatura e LFK Tetovë nuk pranohet për shkak se kandidati nuk plotëson kushtin e veçantë për një kandidat për president të Federatës së futbollit të Maqedonisë, të parashikuar në nenin 91, paragrafi 1 i STATUTIT të Federatës së futbollit të Maqedonisë.
- Lidhur me kandidaturën e dorëzuar nga LFK Kumanovë, Komisioni për Zgjedhje dhe Verifikim hodhi poshtë kandidaturën e kandidatit të propozuar, Vujadin Stanojkoviq. Kandidatura e LFK Kumanovë nuk pranohet për shkak se kandidati nuk plotëson kushtin e veçantë për një kandidat për president të Federatës së futbollit të Maqedonisë, të parashikuar në nenin 91, paragrafi 1 i STATUTIT të Federatës së futbollit të Maqedonisë .
- Lidhur me kandidaturën e dorëzuar nga LFK Kavadar, Komisioni për Zgjedhje dhe Verifikim pranoi kandidaturën e kandidatit të propozuar, Sashko Tasev. Kandidatura e LFK Kavadar pranohet duke parë se kandidati i propozuar i plotëson edhe kushtet e veçanta për një kandidat për president të Federatës së futbollit të Maqedonisë, të parashikuar në STATUTIN e Federatës së futbollit të Maqedonisë .
Vendimet e marra ndaj kandidatëve nuk janë përfundimtare dhe kundër të njejtave lejohen apelime në afat kohor prej tre ditëve.