Publikuar më 20 Ноември, 2014 në Lajme
- Këshilli Drejtues i FFM-së emëroi Gjore Jovanovskin si kyesues të komisionit për trajnerë të FFM-së. Gjore Jovanovski është trajner i njohur dhe emër që gëzon respekt të madh në kuadër të futbollit. Gjore Jovanovski është ish-seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë dhe një prej trajnerëve më të suksesshëm në Maqedoni.
-Këshilli Drejtues i FFM-së shqyrtoi raportet për aktiviteteve dhe punën e seleksionuesve në kategori të reja. Duke diskutuar në lidhje më këtë pyetje, anëtarët e Këshillit Drejtues të FFM-së u pajtuan për nevojën që në konsultim me Komisionin për trajnerë dhe Qendrën për edukim të formohet ad-hok komision i cili do të propozonte persona të ri të cilët do të vinin në pozitat e seleksionuesve me kontratë të përfunduar Alekso Mackov dhe Bobi Stojkovski. Përveç raportit për punën e seleksionuesve në kategori të reja, Këshilli Drejtues konstatoi dorëheqjen e seleksionuesit të përfaqësueses A të Maqedonisë, Dobre Dimovski, e cila hyn në fuqi pas zhvillimit të ndeshjes së 100-të nën drejtimin e tij dhe e cila do të zhvillohet më 26 nëntor në transfertën me Hungarinë.
Në letrën e tij drejtuar Këshillit Drejtues të FFM-së, Dobre Dimovski falenderoi për mbështetjen e deritashme që ka patur nga federate dhe si punëtor shumëvjeçar në futboll përmendi nevojën për organzimin e një ndeshje reviale në të cilën ai do t’i thonte lamtumirë përfaqësueses së femrave e cila nën drejtimin e tij ka zhvilluar gjithsej 100 ndeshje ndërkombëtare.
- Këshilli Drejtues i FFM-së miratoi propozim nominimet për manifestimin ‘Më të mirët e futbollit të Maqedonisë’ për sezonin garues 2013/2014 për të cilët duhet të deklarohen përmes votës së tyre edhe punëtorët tjerë të futbollit.
-Këshilli Drejtues i FFM-së konstatoi propozim buxhetin për vitin 2015 dhe solli vendim i njëjti të jepet në miratim në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të FFM-së.