Publikuar më 05 Октомври, 2016 në Lajme
Anëtarët
e përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Darko Velkovski dhe Damjan Shishkovski do të
jenë në shërbim të ekipit A përfaqësues për ndeshjen me Izraelin më 6 tetor në
Shkup. Seleksionuesit e përfaqësueses A dhe U 21, Igor Angellovski dhe Bllagoja
Milevski me marrëveshje të përbashkët kanë vendosur që dy futbollistët nëse është
nevoja të ndihmojnë në ndeshjen e të enjtes.
“Kjo është edhe një dëshmi për bashkëpunimin tonë. Jemi pajtuar se nëse ka nevojë, Velkovski dhe Shishkovski të mund të ndihmojnë dhe të jenë në kombinim për paraqitje për përfaqësuesen A. Pas përfundimit të ndeshjes me Izraelin të dy futbollistët sërish do të kthehen në kampin e përfaqësueses U 21 në përgatitjet për takimin me Skocinë më 11 tetor”, u shprehën udhëheqësit e përfaqësueseve U 21 dhe A të Maqedonisë.