Publikuar më 25 Февруари, 2015 në Lajme
Para fillimit të gjysmëstinorit pranveror në Ligën e Parë dhe të Dytë, kryetari i Komisionit për gara pranë FFM-së, Vasko Dojçinovski flet për aktivitetet që janë realizuar muajin e kaluar me qëllim për të patur një kampionat sa më interesant dhe korrekt.
“Komisioni për gara më 11 shkurt zhvilloi seminar të rregullt me delegatët e ndeshjeve të Ligës së Parë dhe të Dytë të futbollit të Maqedonisë. Në seminar u sollën konkluzionet nga pjesa e deritashme e sezonit dhe u dhanë instruksione për situate eventuale të pahijshme në stadium si dhe masat që duhet të ndërmeren për menaxhimin e tyre në bazë të kriteriumeve të marra nga garat nën organizim të UEFA-së. Vëmendje të veçantë i kemi kushtuar luftës kundër ndeshjeve të fiksuara, rolit të delegatëve në ndërprerjen e tendencave të tilla dhe koordinimi me institucionet e mbetura relevante. Në pjesën e sigurisë u përshkrua roli i delegatit në aktivitetet kundër sjelljeve rasiste, ofendimeve nacionale, gjegjësisht thirjeve të pahijshme nga tribunat. U përmend rëndësia e komunikimit ndërmjet delegatit dhe arbitrave, në qëndrimet e tyre të përbashkëta dhe rolit në rast që një ndeshje e caktuar do të duhet të ndërpritet”, tha Dojçinovski.
Përgjegjësi në Komisionin për gara në FFM si segment shumë të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të kualitetit të garave dhe paqartësive më të mëdha potencon ndryshimin e sistemit të garave.
“Kampionati është organizuar në katër rrethe. Dy të parët klasik (vendas/mysafir), i treti sipas ‘tabelës Berger’ për 10 klube, ndërsa i katërti është ndarë në dy gupe garuese. I pari, grupi plej-off (gjashtë skuadra) sërisht sipas ‘tabelës Berger’ luhet nga një ndeshje ndërmjet veti, ndërsa e grupi i dytë plej-aut (katër skuadra) do të luajnë nga dy ndeshje ndërmjet veti. Pjesa e deritashme e kampionatit edhe pse është ende herët për konkluza, ka treguar karakterin e fortë garues të ligës dhe mundësinë e kampionatit të paqartë deri në fund. Numri i ekipeve që do të largogen direktë nga Liga dhe lufta në fazën plej-aut është më i madh se sa Ligat tjera në Evropë me numër të njëjtë të klubeve, gjë që veçanërisht potencon paqartësitë”, shtoi Dojçinovski.
Ai potencon se implementimi i sistemit Comet në masë të madhe ndikon në organizimin më të mirë të ndeshjeve dhe ligës.
“Për ne është shumë me rëndësi që kemi arritur të implementojmë sistemin Comet. Ky aplikacion që funksionon si softver shfrytëzohet tani më për të dytin sezon me rradhë, në masë të madhe përshpejton punën e klubeve dhe Federatës së futbollit të Maqedonisë dhe ndikon në organizim të garave në nivel më të lartë dhe modern. Efektet janë maksimalisht pozitive”, tha numri një i Komisionit garues të FFM-së.
Përmirësimet infrastrukturore të stadiumeve janë edhe një pjesë e rëndësishme për përmirësimin e kualitetit të ligës.
“Çështja e infrastrukturës tejkalon suazat e një sezoni garues. Mund të konstatohet se projekti ’10 terene me bar sintetik’ tregohet si shumë i dobishëm për klubet, jo vetëm për seanca stërvitore, por edhe për ndeshje kampionale që janë të rrezikut më të ulët. Implementimi i programës ‘Het-trik 4’ nën mbulesë të UEFA-së, FFM-së dhe bashkëpunimit me vetëqeverisjet lokale në mënyrë shtesë do të ngrisë standardet dhe kushett për ndeshje kualitative në terene moderne dhe nën ndriçim sipas standardeve më të reja. Duhet pak kohë, që në një të ardhme të afërt të priten rezultatet e para”, përfundoi Dojçinovski.