Publikuar më 21 Мај, 2019 në Kupa e Maqedonisë, Kupa e të Rrinjëve, Lajme
Skuadra
e shpresave të Vardarit mundi bindshëm 4:0 Shkëndijën dhe fitoi trofeun e Kupës
së Maqedonisë për të rinjë. Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në
Shkup, shpresat e Vardarit dominuan ekipin tetovarë, posaçërisht në pjesën e parë
kur me tre gola brenda 20 minutave zgjodhën ndeshjen dhe siguruan trofeun.
Fillimisht
në minutën e 10-të David Velkovski shënoi për 1:0, ndërsa gjashtë minuta më vonë
i njejti futbollist shënoi për 2:0. Në minutën e 19-të gol fantastik i Xhemal
Ibishit që çon shifrat në 3:0. Në pjesën e dytë Shkëndija tentoi të kthehet në
lojë, krijoi disa raste të mira shënimi, mirëpo pa mundur të realizojnë. Deri në
fund Vardari gjeti golin e katërt kur Ali Adem u ndal me faul në zonë, ndërsa i
njejti futbollist ishte i saktë nga pika e bardhë për rezultat final 4:0.
SHKËNDIJA-VARDARI
0:4 (0:3)
Qendra
Sportive ‘Petar Milloshevski’ në Shkup
Arbitër:
Marjan Dejanovski (Kërçovë)
(1:0 Velkovski
10’ - 2:0 Velkovski 16’ - 3:0 Ibishi 19’ - 4:0 Adem 84’ penalti)
SHKËNDIJA: Abazi, Mustafa, Rexhepi,
Shahini, Bahija, Ramiq, Rexhepi, A. Ramadani, F. Ramadani, Mazari, Luma.
Luajtën edhe: Spahiu, Karimani, Jakupi,
Selmani, Arsllani, Ameti;
VARDARI: Andov, Radevski, Tasev,
Gjorgjieski, Naumçeski, Stojçeski, Velkovski, Adem, Kolevski, Dimoski, Ibishi
Luajtën edhe: Bozhinovski, Peshevski, Jusuf.