Publikuar më 23 Септември, 2015 në Lajme
Portieri i Vardarit, Filip Gaçevski ndali penaltitë e Altiparmakovskit dhe Ristevskit për fitore të kampionit në fuqi në ndeshjen e Super Kupës përballë Rabotniçkit. Vardari avansoi 1:0 në minutën e 11-të pas aksionit të shkëlqyeshëm të Petkovskit në krahun e djathtë, kur reprezentuesi i shpresave ktheu topin drejt Bllazhevskit, mbrojtja Rabotniçkit largoi shkurtë topin deri te Filip Ivanovskit, i cili me goditje precize realizoi në rrjetën e Shishkovskit.
Rabotniçki u kanos përmes Milan Ristovskit me goditje nga distanca, mirëpo topi shkoi skaj portës së Gaçevskit.
Në pjesën e parë u kanos edhe Hambarxhumjan, mirëpo goditja e tij me kokë nuk ishte precize. Pas vetëm 90-të sekondave në pjesën e dytë Bazhe Ilijoski u shërbye me top mirë dhe pasi doli vetë para portës me lehtësi mposhti Gaçevskin për barazim 1:1. Vardari u mundua në vazhdim përmes Gligorovit që goditi nga 18-të metra, mirëpo Shishkovski ishte i kujdesshëm. Deri në fund të 90-të minutave të rregullta nuk kishte nxitje, përveç një goditje të Altiparmakovskit nga distanca.
Pa mundësi për të shënuar të dyja ekipet u zhvilluan edhe minutat shtesë dy herë nga 15-të minuta, ndërsa në serinë e penaltive për Vardarin nuk realizoi Ivanovski, ndërsa te Rabotniçki huqën Altiparmakovski dhe Ristevski.
Për Vardarin ky është trofeu i dytë i Super Kupës në edicionin e saj të tretë. Të parën e ka fituar Shkëndija e Tetovës.
Vardari: Gaçevski, Popov, Mijushkoviq, Bllazhevski (Lamçevski), Velkovski (Grnçarov), Gligorov, Hambarxhumjan, Nikollov, Ivanovski, Felipe, Petkovski (Stojkov).
Rabotniçki: Shishkovski, Najdovski, Herera (Mitrov), Ilijoski (Altiparmakovski), Ristevski, Markoski, Petroviq, Ristovski (Vujçiq), Trajçevski, Cikarski, Ilievski.