Publikuar më 21 Мај, 2023 në Lajme
Vardari do të luajë në Ligën e Parë në sezonin e ri garues. Klubi më i trofeshëm i vendit tonë, fitoi ndeshjen e balotazhit kundër Skopjes me rezultat 3:0 për një vend në elitë.
Në stadiumin e Kavadarit, Vardari me meritë mori inkuadrimin në ligën më të mirë pasi me dy golat e Razmoskit dhe një të kapitenit Glisic e mposhti skuadrën e Skopjes.
Goli i parë erdhi në minutën e 4-të pas një krosimi të Glisiçit dhe pas një tollovie brenda zonësc Razmoski dërgoi topin në rrjetë.
Në vijim përkrahë disavantazhit, Skopje mbeti edhe pa një lojtar në fishë, pasi me karton të kuq u ndëshkua Todorovi.
Në minutën e 50-të, Vardari avansoi për 2:0 dhe sërish autor ishte Razmoski. Shifrat finale 3:0 i vulosi Glisiç në minutë e 59-të.