Publikuar më 18 Мај, 2023 në Kupa e Maqedonisë, Lajme
Vardari është fitues i Kupës së Maqedonisë në konkurrencën e kadetëve. Në finalen e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Kërçovë, Vardari shënoi fitore bindëse ndaj Shkëndijës me rezultat 4:1.
Në minutën e 21-të me gol nga penalltia, Vardari kaloi në epërsi për 1:0. Gorjan Cvetkov ishte shënuesi i golit. Tetovarët barazuan në minutën e 31-të me golin e Daut Karimanit.
Para përfundimit të pjesës së parë, Vardari sërish shkoi në avantazh me Gjorgi Doshev në minutën e 43-të për shifra 2:1.
Në pjesën e dytë, Filip Jovanovski e rriti avantazhin e Vardarit në 3:1 në minutën e 76-të, ndërsa rezultatin përfundimtar e finalizoi Zoran Fidanovski në minutën e fundit të ndeshjes.
KF VARDAR: Nikola Filevski, Vlatko Kulukovski, Numan Ajetovic, Simeon Zdravkovski, Marko Stojilevski, Tino Spasic, Filip Jovanovski, Gorjan Cvetkov, Gjorgi Doshev, Filip Radevski, Maksim Bundaleski;
Luajtën edhe: Leonid Ilievski, Viktor Stefanoviq, Zoran Fidanovski, Luka Jakimovski, Nikola Unevski, Mihail Kuzmanovski, Matej Mitrevski;
KF Shkëndija: Fatlum Jusufi, Florim Asani, Argjent Alija, Almir Adili, Daut Karimani, Vebi Islami, Altin Ziberi, Endrit Alija, Indrit Saqipi, Amin Shaqiri;
Luajtën edhe: Behar Serani, Jonus Xhaferi, Besnik Zuberi, Besjan Shabani, Blendi Huseini, Flakron Memishi, Ebubekir Azizi;