Publikuar më 09 Декември, 2015 në Lajme, Deri më 21 vjet
Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 Bllagoja Milevski ka publikuar listën e futbollistëve të cilët do të jenë pjesë në kampion selektiv të përfaqësueses prej 10 deri më 14 dhjetor. Në listë e tij janë përfshirë 9 futbollistë të gjeneratës së futbollistëve të lindur në viter 96-97, të cilët do të kenë mundësi të jenë pjesë e gjeneratës së re të përfaqësueses së shpresave të ciklit të ri kualifikues.
Një prej futbollistëve që ka marrë besimin e seleksionuesit Bllagoja Milevski për të qenë pjesë e kampit selektues është reprezentuesi standard i përfaqësueses U 19, Valentin Koçovski. Futbollisti i ri nuk fsheh kënaqësinë që është ftuar nga ekipi përfaqësues që do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese, kundër Horizont Turnovës më 12 dhjetor në Veles dhe dy ditë më vonë kundër përfaqësueses së formuar nga futbollistë që luajnë në kampionatin vendor që është selektuar nga Igor Angelovski, seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë.
“Jam i lumtur që kam marrë mbështetjen dhe besimin e seleksionuesit Bllagoja Milevski. Për mua gjithmonë është nder të luaj për ekipin përfaqësues, pa dallim nëse bëhet fjalë për ndeshje kontrolluese apo takim kualifikues. Nesër kemi stërvitjen e parë në ët cilin do të përgatitemi maksimalisht për sfidat që na presin ditët në vijim. Për mua dhe futbollistët tjerë të rinjë që jemi ftuar në këtë kamp selektiv kjo është mundësi për të treguar vlerat tona të vërteta dhe të japim maksimumin, me të cilin në mënyrën më të mirë të mundshme do të ishim përgjigjur për besimin që kemi marrë nga seleksionuesi”, është shprehur Koçovski.