V E N D I M E të Komisionit Diciplinorë më 08.10.2014

Publikuar më 08 Октомври, 2014 Vendimet


Futbollisti i KF Metalurgut nga Shkupi Aleksandar Stojanovi, me numër identifikimi 101603 i përjashtuar nga loja në minutën e 70-të për shkak të sjelljes vulgare ndaj arbitrit kryesor në ndeshjen e xhiros së 10-të të LPFM-së ndërmjet Metalurgut dhe Rabotniçkit e luajtur më 05.10.2014 në orën 15:00 në stadiumin në Gjorçe Petrov, në bazë të nenit 35 të Regullores Diciplinore të FFM-së, DËNOHET me ndalesë loje në 2 (dy) ndeshje kampionale apo të Kupës. Dënimi është në fuqi prej 06.10.2014.

Ngritet procedurë diciplinore kundër KF Vardarit nga Shkupi, për shkak të organizimit të dobët:

а) Sjellje josportive, e pahijshme, vulgare dhe nacionale e grupit të tifozëve ‘Komitët’, gjatë ndeshjes Vardari-Pelisteri e luajtur më 05.10.2014 në orën 15:00 në stadiumin në Gjorçe Petrov të Shkupit.

Obligohet KF Vardari – persona i autorizuar të dorëzojë deklaratë me shkrim në afat kohor prej tre ditëve pas pranimit të këtij vendimi në lidhje me ngjarjet e cekura më lartë.

KF Shkëndija nga Tetova gjobitet me 2 500 (dy mijë e pesëqind) euro në bazë të nenit 48 ndërsa në lidhje me nenet 36, 38 dhe 51 nga Komisioni Diciplinor i FFM-së, për shkak të sjelljes së pahijshme të grupit të tifozëve ‘Ballistët’ dhe thirjes së sloganeve ofenduese para dhe gjatë ndeshjes, shfrytëzimi i mjeteve prioteknike fishekzjare dhe letra dhe hudhja e gjësendeve të forta në teren që si pasojë erdhi deri te goditje e portierit mysafir pas përfundimit të ndeshjes së parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë: Shkëndija-Vardari, e zhvilluar më 24.09.2014 në stadiumin e qytetit në Tetovë. Gjatë shqiptimit të dënimit janë marë parasysh masat e sigurisë të cilat skuadra vendase i kishte marë për zhvillimin e rregullt të kësaj ndeshje.

KF Shkupi 1927 nga Shkupi gjobitet me 750 (shtatëqind e pesëdhjetë) euro, në bazë të nenit 48 të RD të FFM-së dhe predispozitave për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Dytë të futbollit të Maqedonisë për sezonin garues 2014-2015, për shkak të organizimit të dobët-sjelljes së pahijshme të grupit të tifozëve ‘Shvercerat’, hudhjes së gjësendeve të forta dhe shisheve në tere gjatë zhvillimit të ndeshjes dhe mos sigurimit të zërimit dhe spikerit në ndesjen e parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkupit dhe Teteksit e zhilluar më 24.09.2014 në stadiumin në Çair të Shkupit. Gjatë shqiptimit të dënimit janë marë parasysh masat e sigurisë të cilat skuadra vendase i kishte marë për zhvillimin e rregullt të kësaj ndeshje.

KF Skopje nga Shkupi gjobitet me 350 (treqind e pesëdhjetë) euro, në bazë të nenit 48, ndërsa në lidhje me nenet 3, 8, 13 dhe 16 të RD të FFM-së për shkak të organizimit të dobët dhe incidentit verbal në xhveshtoren e arbitrave ndërmjet kontrollorit të takimit dhe përfaqësuesit të ekipit vendas në ndeshjen e xhiros së 5-të të LDFM-së ndërmjet Skopjes dhe Euromilkut e luajtur më 07.09.2014 në stadiumin në Zhelezarë të Shkupit.

KF Shkëndija nga Tetova gjobitet me 1500 (njëmijë e pesëqind) euro, në bazë të nenit 48 ndërsa në lidhje me nenet 36, 38 dhe 51 të RD të FFM-së për shkak të sjelljes së pahijshme të grupit të tifozëve ‘Ballistët’ dhe thirjes së sloganeve ofenduese, shfrytëzimit të mjeteve piroteknike fishkezjarëve në ndeshjen e xhiros së 9-të të LPFM-së ndërmjet Shkëndijës dhe Teteksit e luajtur më 28.09.2014 në stadiumin e qytetit në Tetovë. Gjatë shqiptimit të dënimit janë marë parasysh masat e sigurisë të cilat skuadra vendase i kishte marë për zhvillimin e rregullt të kësaj ndeshje.

KF Skopje nga Shkupi gjobitet me 500 (pesëqind) euro, në bazë të nenit 48 të RD të FFM-së për shkak të thyerjes së një xhami në zhveshtoren e mysafirëve në ndeshjen e xhiros së 7-të të LDFM-së ndërmjet Skopjes dhe Vrapçishtit, e luajtur më 27.09.2014 në stadiumin në Zhelezarë të Shkupit.



   
   
Reprezentacioni A