V E N D I M E nga mbledhja e Komisionit Disciplinor të FFM-së më 06.08.2014

Publikuar më 06 Август, 2014 Vendimet


Futbollisti i KF Horizont Turnovës nga Turnova, Ivo Harizanov, me numër ID 119935, i ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 70-të për shkak të startit të palejuar – karton i dytë i verdhë në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Sileksit dhe Horizont Turnovës e luajtur më ditë 03.08.2014 në orën 17:30 në stadiumin në Kratovë, në bazë të nenit 35 të Rregullores Disciplinore, DËNOHET me ndalesë loje në 1 (një) ndeshje kampionale apo të Kupës. Dënimi është në fuqi prej 04.08.2014.

Ngritet masë disciplinore kundër Sasha Iliq, trajner i portierëve në KF Vardar të Shkupit me numër të licencës 101, i përjashtuar nga tereni në minutën e 90 + 1 për shkak të ofendimeve verbale ndaj personave zyrtar të ndeshjes së xhiros së parë ndërmjet Pelisterit dhe Vardarit e luajtur më 03.08.2014 në Manastir.

Personi Sasha Iliq, trajner i portierëve në KF Vardar të Shkupit, PEZULLOHET deri në marje të vendimit.

Pezullimi është në fuqi prej 04.08.2014.

Obligohet Sasha Iliq të dorëzojë deklaratë me shkrim në lidhje me këtë rast në afat kohor prej 3 (tre) ditëve, nga dita e pranimit të këtij vendimi.

Ngritet masë disciplinore kundër KF Vardarit nga Shkupi, për shkak të sjelljes së dhunshme të tifozëve të tyre ‘Komitët’ para përfundimit të ndeshjes me përfaqësuesit e MPB-së në pjesën e tribunës ku ishte vendosur grupi i tifozëve ‘Komitët’ në ndeshjen e xhiros së 1-të të LPFM-së ndërmjet Pelisterit dhe Vardarit, e luajtur në stadiumin e qytetit në Manastir më 03.08.2014. Obligohet KF Vardari-person i autorizuar i klubit të dorëzojë deklaratë me shkrim në lidhje me këtë ngjarje në afat kohor prej 3 (tre) ditëve nga momenti i pranimit të këtij vendimi.

Ngritet masë diciplinore kundër KF Pelisterit nga Manastiri për shkak të organizimit të dobët-sjelljes jo sportive të grupit të tyre të tifozëve, hedhjes së materialeve piroteknike (petardave) në teren dhe ndezjes së mjeteve piroteknike në tribuna gjatë ndeshjes Pelisteri-Vardari e zhvilluar më 03.08.2014 në Manastir. Obligohet KF Pelisteri-person i autorizuar i klubit që të dorëzojë deklaratë me shkrim në lidhje me këtë ngjarje në afat kohor prej 3 (tre) ditëve nga pranimi i këtij vendimi.

Ngirtet masë diciplinore kundër:

Simeon Grdanovski, arbitër nga Struga,

Aco Macevski, arbitër nga Struga,

Kiril Negrievski, arbitër nga Struga,

Laze Çakarevski, arbitër nga Struga,

Gjorgji Karajanov, arbitër nga Gjevgjelia

Simeon Stefkov, arbitër i futbollit nga Shkupi, pas paraqitjes së komisionit të arbitrave pranë FFM-së më datë 05.08.2014, e dorëzuar deri te Komisioni Diciplinor i FFM-së, për shkak të sjelljes së pahijshe, vulgare dhe josportive-sharje dhe fjalë të ndytura ndaj anëtarëve të komisionit për fitnes, e drejtuar nga trajneri për fitness Sllavço Vojnevski dhe në prani të personave zyrtar të Komisionit të arbitrave, Emil Bozhinovskit, Komesarit për delegim të arbitrave Dushan Stojanovskit dhe bashkëpuntorit të specializuar për fitnes,Alilerxhan Haxhipazi. Obligohen të gjithë personat e lartëpërmendur të dorëzojnë deklaratë të shkruar në afat kohor prej 3 (tre) ditëve nga sjellja e këtij vendimi.

Me obligim të detyrës deklaratë me shkrim në lidhje më këtë ngjarje duhet të dorëzojnë trajneri për fitnes, Sllavço Vojnevski, Emil Bozhinovski – Kryetar i Këshillit të Arbitrave, Komesari për delegim të arbitrave Dushan Stojanovski dhe bashkëpuntori i specializuar për fitnes, Alilerxharn Haxhipazi.

Ngritet masë Diciplinore kundër KF Napredokut nga Kërçova për shkak të mos pagesës së kotizimit për kategori të reja për sezonin garues 2014/2015, në bazë të nenit të 87 të Rregullores Diciplinore të FFM-së dhe pas paraqitjes së Komisionit për Licencim të FFM-së të dorëzuar në Komisionin Diciplinor të FFM-së.

Obligohet KF Napredoku nga Kërçova-person i autorizuar nga klubi të dorëzojë deklaratë me shkrim apo dëshmi për pagesën e realizua në afat kohor prej 3 (tre) ditëve nga sjellja e këtij vendimi.

Ngritet masë Diciplinore kundër KF ‘Bregallnica 2008’ nga Shtipit për shkak të mos pagesës së kotizimit për kategori të reja për sezonin garues 2014/2015, në bazë të nenit të 87 të Rregullores Diciplinore të FFM-së dhe pas paraqitjes së Komisionit për Licencim të FFM-së të dorëzuar në Komisionin Diciplinor të FFM-së.

Obligohet KF ‘Bregallnica 2008’ nga Shtipi-person i autorizuar nga klubi të dorëzojë deklaratë me shkrim apo dëshmi për pagesën e realizua në afat kohor prej 3 (tre) ditëve nga sjellja e këtij vendimi.

Ngritet masë Diciplinore kundër KF ‘Kozhuf Gevgelia’ nga fsh. Miravci për shkak të mos pagesës së kotizimit të plotë për sezonin garues 2014/2015 për pjesëmarje në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë, në bazë të nenit të 87 të Rregullores Diciplinore të FFM-së dhe pas paraqitjes së Komisionit për Licencim të FFM-së të dorëzuar në Komisionin Diciplinor të FFM-së.

Obligohet KF ‘Kozhuf-Gevgelia’ nga fsh. Miravci-person i autorizuar nga klubi të dorëzojë deklaratë me shkrim apo dëshmi për pagesën e realizua në afat kohor prej 3 (tre) ditëve nga sjellja e këtij vendimi.



   
   
Reprezentacioni A