Publikuar më 07 Мај, 2014 në Vendimet
Futbollisti i KF Pelisterit nga Manastiri, Filip Milenkovski me numër identifikimi 102165 i përjashtuar nga loja në minutën e 69-të për shkak të ndërhyrjes së palejuar-kartonit të dytë të verdhë në ndeshjen e xhiros së 31 të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë, ndërmjet Horizont Turnovës dhe Pelisterit e luajtur më 04.05.2014 në orën 15:00 në stadiumin në Manastir, në bazë të nenit 35 nga RD e FFM-së, DËNOHET me ndalesë loje në 1 (një) ndeshje kampionale apo të Kupës. Dënimi është në fuqi prej 05.05.2014.
Futbollisti i KF Shkëndijës së Tetovës, Muhamed Useini me numër identifikimi 102489 i përjashtuar nga loja në minutën e 70-të për shkak të startit të palejuar-karton i dytë i verdhë në ndeshjen e xhiros së 31 të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë, ndërmjet Shkëndijës dhe Renovës e luajtur më 04.05.2014 në orën 15:00 në Tetovë, në bazë të nenit 35 të RD të FFM-së, DËNOHET me ndalesë loje në 1 (një) ndeshje kampionale apo të Kupës. Dënimi është në fuqi prej 05.05.2014.
Futbollisti i KF Renovës nga Xhepçishti, Visar Musliu me numër identifikimi 100389 i përjashtuar në minutën e 21 për shkak të ndalesës së palejuar të futbollistit kundërshtar në kushte për shënim goli në xhiron e 31 të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Renovës e luajtur më 04.05.2014 me fillim në orën 15:00 në stadiumin në Tetovë, në bazë të nenit 35 të RD të FFM-së, DËNOHET me ndalesë loje në 2 (dy) ndeshje kampionale apo të Kupës. Dënimi është në fuqi prej 05.05.2014.
Futbollisti i KF Vrapçishtit nga Vrapçishti, Amir Jashar me numër identifikimi me numër rendor 103679 i përjashtuar në minutën 70-të për shkak të ndërhyrjes së palejuar-kartonit të dytë të verdhë në ndeshjen e xhiros së 27-të të Ligës së Dytë të futbollit të Maqedonisë, ndërmjet Lokomotivës dhe Vrapçishtit e luajtur më 03.05.2014 në orën 16:30 në stadiumin e Lokomotivës në Shkup, në bazë të nenit 35 të RD të FFM-së, DËNOHET me ndalesë loje në 1 (një) ndeshje kampionale apo të Kupës. Dënimi është në fuqi prej 04.05.2014.
Ngritet masë disciplinore kundër administratorit të KF Lokomotivës nga Shkupi, Urosh Matevskit i larguar-përjashtuar në minutën e 29-të për shkak të sjelljes jo korrekte drejt arbitrit kryesor në ndeshjen e Ligës së Dytë të futbollit të Maqedonisë, ndërmjet Lokomotivës dhe Vrapçishtit e luajtur më 03.05.2014 në orën 16:30 në stadiumin e Lokomotivës në Shkup. Personi Urosh Matevski pezullohet deri në marjen e vendimit. Pezullimi është në fuqi prej 04.05.2014.
Obligohet personi Urosh Matevski që të dorëzojë deklaratë me shkrim në afat kohor prej 3 (tre) ditëve nga marja e këtij vendimi.
Ngritet masë disiciplinore kundër përfaqësuesit të KF Tiveria nga Strumica, Risto Ançev i larguar-përjashtuar në minutën e 83-të për shkak të sjelljes jo sportive drejt arbitrit kryesorë në ndeshjen e Ligës së Dytë të futbollit të Maqedonisë, ndërmjet Kozhufit dhe Tiverisë e luajtur më 03.05.2014 në orën 16:30 në stadiumin në Miravci. Personi Risto Ançev pezullohet deri në marjen e vendimit. Pezullimi është në fuqi prej 04.05.2014.
Obligohet personi Risto Ançev që të dorëzojë deklaratë me shkrim në afat kohor prej 3 (tre) ditëve nga pranimi i këtij vendimi.
Futbollisti i KF Kozhufit nga Miravci, Bojan Karakamishev me numër identifikimi 100919 i përjashtuar në minutën e 90+2 për shkak të lojës së palejuar-kartonit të dytë të verdhë në ndeshjen e xhiros së 28-të të Ligës së Dytë të futbollit të Maqedonisë, ndërmjet Vrapçishtit dhe Kozhufit, e luajtur më 06.05.2014 në orën 16:30 në stadiumin e qytetit në Strugë, në bazë të nenit 35 të RD të FFM-së, DËNOHET me ndalesë lojë në 1 (një) ndeshje kampionale apo të Kupës. Dënimi është në fuqi prej 07.05.2014.
Futbollisti i KF Lokomotivës nga Shkupi, Ivan Ivanov me numër identifikimi 100919 i përjashtuar në minutën e 63 për shkak të sjelljes vulgare dhe jo sportive në ndeshjen e xhiros së 28-të të Ligës së Dytë të futbollit të Maqedonisë, ndërmjet Novacit dhe Lokomotivës e luajtur më 06.05.2014 në orën 16:30 në stadiumin në fshatin Novaci, në bazë të nenit 35 të RD të FFM-së, DËNOHET me ndalesë loje në 1 (një) ndeshje kampionale apo të Kupës. Dënimi është në fuqi prej 07.05.2014.
Trajneri i Horizont Turnovës nga Turnova, Aleksandar Vllaho me licencë numër 161 i përjashtuar-i larguar nga tereni në minutën e 44 për shkak të sjelljes vulgare dhe josportive drejt arbitrit kryesor në ndeshjen e xhiros së 30-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë, ndërmjet Metalurgut dhe Horizont Turnovës e luajtur më 26.04.2014 në orën 15:00 në stadiumin në stadiumin në Turnovë, në bazë të nenit 35 të RD të FFM-së, DËNOHET me ndalesë të kryerjes së çfarëdo funksioni të lidhur me futbollin në afat kohor prej 1 (një) muaji. Dënimi është në fuqi prej 27.04.2014.
KF ‘Bregallnica 2008’ nga Shtipi gjobitet me 300 (treqind) euro, në bazë të nenit 51, ndërsa në lidhje me paragrafin 3 dhe 8, të RD të FFM-së, për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike në tribuna në ndehsjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë, ndërmjet Bregallnicës dhe Rabotniçkit e luajtur më 16.04.2014 në Shtip.
KF Rufeja nga Miletina dënohet me heqje të 9 (nëntë) pikëve për sezonin garues 2014-2015 dhe gjobë prej 1000 (një mijë) euro, për shkak të largimit të paarsyeshëm nga garat në sezonin garues 2013/2014 në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë. Dënimi është në fuqi prej 07.06.2014.
KF Zajazi nga Zajazi dënohet me zhvillimin e 7 (shtatë) ndeshjeve si vendas pa praninë e publikut në ndeshjet kampionale apo të Kupës, në pajtueshmëri me nenin 51 të Rregullores Disciplinore të FFM-së. Dënimi është në fuqi prej 13.04.2014.
Ndeshjet e zhvilluara nën pezullim të KF Zajazit nga Zajazi si vendas (me Novacin në Resnjë më 19.04.2014 në kuadër të xhiros së 25-të dhe me Sileksin në Kumanovë më 03.05.2014 në kuadër të xhiros së 27-të) llogariten në kuadër të dënimit të shqiptuar nën pikën 1 të këtij Vendimi.