Urrejtja nuk luan në terrenin tonë – kampanjë e FFM-së dhe OSBE

Publikuar më 25 Февруари, 2019 Lajme


Federata e futbollit të Maqedonisë bashkë me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë e përfaqësuar përmes misionit të tyre në Shkup kanë promovuar kampanjën nën moton “Urrejtja nuk luan në terrenin tonë, ta largojmë nga tribunat” në procesin e parandalimit të të gjithë shfaqjeve negative, veprimeve të dhunës dhe gjuhës së urrejtjes në ndeshjet e futbollit. Misioni ynë bashkë me mbështetjen e misionit të OSBE-së në Shkup është mbrojtja e vlerave dhe parimeve kryesore të lojës së futbollit, si që janë: integriteti, diversiteti, dinjiteti, kundërshtarët dhe mbështetësit, me qëllim të vetëm mbrojtjen e frymës së lojës sonë. Përmes video mesazheve si promovues kryesorë të kampanjës janë përfshirë Bazhe Ilijoski, Visar Musliu, Teodora Dimoska, Yllza Maksuti dhe Gogo Jovçev.

Në konferencën për shtyp në ‘Shtëpinë e futbollit’ para mediave folën sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski dhe kreu i misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori, Klemens Koja.

“Me fillimin e aktiviteteve për të rritur ndërgjegjësimin për një nivel më të lartë të tolerancës në fushat e futbollit dhe jashtë tyre dërgojmë mesazhin deri te tifozët, posaçërisht të rinjtë për efektet e dëmshme që sjell gjuha e urrejtjes dhe jotoleranca. Futbolli është platformë e shkëlqyeshme për dërgrimin e mesazheve pozitive. Thirrja për anim korekt nga ana e futbollistëve dhe ish-futbollistëve drejtuar publikut në vendin tonë do ta përcjellë mesazhin se stadiumet e futbollit janë vende ku mund të ndjehen sigurtë dhe ku të gjithë janë të mirëseardhur. Falemenderim i sinqertë deri te misioni i OSBE-së në Shkup për iniciativën dhe mbështetjen në organizimin e kësaj kampanje. Federata e futbollit të Maqedonisë gjithmonë është e hapur për të gjitha organizatat dhe institucionet që i japin mbështetjen e tyre zhvillimit të futbollit dhe duan të kontribuojnë për lojë të ndershme dhe atmosferë pozitive brenda dhe jashta terreneve”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski.

“Qëllimi i kampanjës është të kontribuojë për pranimin e karakterit multietnik të shoqërisë dhe largimin e paragjykimeve, rritjen e ndërgjegjësimit publik, posaçërisht ndërmjet tifozëve në sport dhe të rinjtë, pastaj për efektet e dëmshme nga gjuha e urrejtjes dhe krimi i ndikuar nga gjuha e urrejtjes në sport, të inkruajohen tifozët e sportit të shmangin parullat me përmbajtje diskriminuese, raciste dhe jotolerante në terrenet sportive dhe jashta tyre, duke përfshirë edhe mediat sociale, si dhe të ilustrohet se si qëndrimi sportiv dhe fair-play nga ana e tifozëve do të kontribuojnë në ndryshime pozitive”, deklaroi ambasadori, Klemens Koja. 



   
   
Reprezentacioni A