Urosh Matiq mysafir në Federatën e futbollit të Maqedonisë

Publikuar më 26 Декември, 2014 Lajme


Urosh Matiq, reprezentuesi potencial i Maqedonisë sot ishte mysafir në Federatën e futbollit të Maqedonisë. Futbollisti 24 vjeçar i NAC Bredas së Holandës kishte bisedë miqësore me presidentin e FFM-së, Ilço Gjorgjioskini, ndërsa në takim mes tjerash u fol për potencialin e përfaqësueses A të Maqedonisë, për situatën momentale në ekip dhe qëllimin për të ndërtuar një formacion i cili do të mund të jetë konkurues në ndeshjet me përfaqësueset evropiane.

“Urosh është i mirëseardhur në përfaqësuesen e Maqedonisë. Në rrjedhë e sipër është procedura për dhënien e dokumenteve dhe ndryshimin e pasaportës sportive, ndërsa pasi të kompletohen të gjitha nuk do të ketë pengesë që Urosh Matiq të debutojë për ekipin tonë përfaqësues. Përshtypjet futbollistike për të i dijmë, luan standard te NAC Breda, stafi teknik i përfaqësueses tonë vlerëson se mund të jetë shumë i dobishëm për lojën tonë dhe mendoj se jemi në rrugë të mirë për të përforcuar konkurencën në ekipin përfaqësues me futbollist kualitativ. Sot pamë se është djalosh modest me vlera të drejta dhe kjo është një arsye shtesë për të besuar në dëshirën që bashkarisht të ndihmohemi”, deklaroi presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski.

Urosh Matiq është dy vite më i ri se vëllau i tij Nemanja Matiq, ylli i Çelzit. Urosh luan për NAC Bredan së bashku me Aleksandar Damçevskin, ndërsa paraprakisht ka qenë pjesë e Koshices dhe Benfikës. Urosh Matiq është një prej futbollistëve me prejardhje maqedonase të cilët ndiqen përmes sistemit për sakuting të Federatës së futbollit të Maqedonisë. Ademi, Abdurahimi, Damçevski, Pivkovski paraprakisht pranuan ofertën për të luajtur dhe tani më janë pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë. Federata e futbollit vendor vazhdon projektin e ndjekjes së futbollistëve që luajnë jashta Maqedonisë, ndërsa që kanë prejardhje dhe mund të rrisin konkurencën në ekipet përfaqësuese. Sot, Urosh Matiq u përshëndet edhe nga Daniel Kajmakovski, promotori zyrtar i përfaqësueses A të Maqedonisë. 




   
   
Reprezentacioni A