Publikuar më 13 Октомври, 2014 në Lajme
Në Lviv, Ukraina fitoi betejën futbollistike me golin e vetëm të Sidorçukut në kohën shtesë të pjesës së parë. Reprezentuesit e Maqedonisë ishin kundërshtar i barabartë, nuk shfrytëzuam disa mundësi të shkëlqyeshme për gol dhe pas tre xhirove në Grupin C, kemi bilans një fitore dhe dy humbje.
Adis Jahoviq, Abdurahimi, Ademi dhe Ivanovski në pjesën e parë, si dhe Trajkovski dhe sërisht Abdurahimi në pjesën e dytë kishin mundësi të shkëlqyeshme për të shënuar, mirëpo nuk gjetën rrejtën e Pjatovit. Sidorçuk në fund të pjesës së parë me golin e tij të dytë në paraqitjen e dytë për Ukrainën vendosi fituesin e këtij dueli, ndërsa vendasit mundeshin të dyfishojnë në 2:0 në fillim të pjesës së dytë, mirëpo Jarmolenko humbi një penalti.
Reprezentuesit e Maqedonisë luftuan në maksimumin e tyre për çdo top, mirëpo kjo nuk ishte e mjaftueshme për sukses. Në fund të ndeshjes porta e Ukrainës ishte në presion të madh, por megjithatë ndeshja përfundoi me fitore minimale të vendasve. Gjithsesi, mbetet përshtypja se Maqedonia në Lviv zhvilloi ndeshjen e saj më të mirë në këtë cikël kualifikues, ndërsa Ukraina mund të jetë e lumtur për fitoren e marë. Maqedonia meritoi së paku një pikë.
UKRAINË-MAQEDONI
1:0 (1:0)
‘Arena Lviv’. Shikues: 32.298. Golashënues: Sidorçuk 45’ (Ukraina). Kartona të
vedhsë: Fedecki, Sidorçuk, Rotan (Ukraina), Jahoviq, Damçevski, Trajkovski,
Abdurahimi, Velkovski (Maqedonia).
UKRAINA: Pjatov, Fedecki, Kyçer, Shevçuk, Haçeridi, Rotan, Sidorçuk (90’
Edmar), Stepanenko, Konopljanka, Jarmolenko, Zozulia (77’ Budkivski).
MAQEDONIA: Paçovski, Ristevski, Alioski, Shikov, Damçevski, Gligorov (86’
Stojkov), Ademi, Trajkovski, Ivanovski (70’ Kostovski), Abdurahimi, Jahoviq (62’
Velkovski).