Publikuar më 16 Јуни, 2020 në Lajme
Komiteti
Ekzekutiv i UEFA-së, nesër nga ora 12:00 deri në orën 15:00 dhe të premten nga
ora 09:00 deri në orën 12:00 do të zhvillojë mbledhje përmes video-konferencës
në të cilat do të vendoset për shumë çështje të rëndësishme në lidhje me
kalendarin e ndeshjeve të Kupava të Europës (Liga e Kampionëve dhe Europa
League), Ligën e Kampionëve në konkurencë të femrave, pastaj vendet dhe
terminet për zhvillimin e ndeshjeve të EURO 2020 e shtyrë për vitin 2021, play
off-et e Ligës së Kombeve që sjellin kualifikim në EURO 2020, fazën e grupeve të
të njejtës garë për edicionin e dytë 2020/2021, si dhe kalendarin dhe formatin
për Kampionatin Europian për futbollistë deri 21 vjeç, kampionatet kontinentale
për U19 dhe U17 dhe garat e futsallit nën organizim të UEFA-së.
Pas mbledhjes të trupit më të lartë të UEFA-së, Shtëpia Europiane e Futbollit do të organizojë video-konferenca me sekretarët e përgjithshëm të 55 anëtareve të UEFA-së.
Në vijim ju sjellim temat për të cilat do të bisedohet në mbledhjen në UEFA:
2019/2020 UEFA Champions League dhe Europa League – faza e eliminimit dhe finalet;
2020/2021 UEFA Champions League dhe Europa League – faza e eliminatoreve, play off dhe ndeshjet në grupe;
2019/2020 UEFA Champions League (femrat) – faza e eliminimit dhe finalet;
2020/2021 UEFA Champions League (femrat) - kalendari;
2019/2020 UEFA Youth League – kalendari për fazat e mbetura;
UEFA EURO 2020 qytetet dhe terminet e ndeshjeve;
UEFA EURO 2020 play off dhe 2020/2021 UEFA Liga e Kombëve faza e grupeve;
2019 - 21 UEFA Kampionatin Europian për U21 – kalendari dhe formati i ndeshjeve;
2019/20 UEFA Kampionatet Europiane për femra U17 dhe për meshkuj U19 – Kalendari dhe formati i ndeshjeve;
Garat e futsallit;