Publikuar më 12 Март, 2020 në Lajme, Deri më 19 vjet
Në
pajtueshmëri me ngjarjet e shkaktuara nga përhapja e virusit COVID-19 në Europë
dhe me kufizimet për udhëtimet nga ana e qeverive të shteteve europiane, gjithë
mini turnetë e raundeve elitare për kualifikim në Kampionatet Europiane deri 17
vjeç, femra U17, si dhe meshkuj e femra për U19, të cilat duhej të
zhvilloheshin ndërmjet 14 marsit dhe 14 prillit 2020, janë shtyrë.
Vendimi nënkupton se përfqësueses U19 e Maqedonisë nuk do të udhëtojë në Spanjë për turneun kualifikues të fazës Elite për Kampionatin Europian. Turneu në Spanjë duhej të zhvillohej prej 25 deri më 31 mars.
Kjo është në pasë e përgjithshme preventive e cila ndërmerret me qëllim shmangien e mundësisë lojtarët (pjesa më e madhe të mitur) të jenë të ndarë nga familjet e tyre në rast se ndonjëra prej qeverive të vendeve pjesëmarrëse të sjellë vendim për masa me mbyllje të kufijve apo vendosjen e karantinës.
Informacione shtesë për ricaktimin e orarit të këtyre garave do të jepen në kohën e duhur, pasi detajisht të vlerësohen mundësitë për vazhdimin normal të garave.
Në lidhje me zhvillimin e vazhdueshëm të situatës me përhapjen e virusit COVID-19 në të gjithë Europën dhe analizat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, UEFA sot u bëri thirrje përfaqësuesve të 55 shteteve anëtare, së bashku me Shoqatën Europiane të klubeve dhe bordet e Lidhjes Europiane, si dhe përfaqësues të FIFPro për të marrë pjesë në takimet që do të realizohen përmes video-konferencave të martën, 17 mars 2020, ku do të diskutohet përgjigja europiane ndaj përhapjes së virusit.
Vendimet do të zbatohen në të gjitha garat vendore dhe garat Europiane, përfshirë kampionatin Europian të vititi 2020.
Informacione dhe komunikata do të publikohen pas përfundimit të këtyre mbledhjeve.