UEFA shtunë EURO 2020 për 12 muaj, Maqedoni-Kosovë në qershor të këtij viti

Publikuar më 17 Март, 2020 Lajme


Komunikatë nga video-konferenca e sotme e UEFA-së me udhëheqësit e 55 anëtarëve të Asosiacinit Evropian të futbollit.

Prioritet u jepet mbylljes së kampionateve vendore në vendimin solidar të UEFA-së. Janë formuar grupe pune për analizimin e mundësive dhe opsioneve për garat e UEFA-së, Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligën për këtë sezon.  

UEFA sot vendosi shtyerjen e garës së saj më të madhe në konkurencë të ekipeve përfaqësuese, EURO 2020, e cila duhej të luhet ndërmjet qershorit dhe korrikut të këtij viti. Shëndeti i të gjithë atyre që janë të kyçur në këtë lojë është prioritet, si dhe shmangia e presionit të panevojshëm ndaj institucioneve nacionale në lidhje me organizimin e garave vendore. Kjo shtyerje do të ndihmojë për tu mbyllur gjithë garat nacionale të cilat momentalisht janë në ndërprerje shkaku i krizës me virusin COVID-19.

Të gjithë garat dhe ndeshjet e UEFA-së (përfshi edhe ndeshjet kontrolluese) për ekipet përfaqësuese dhe klubet do të jenë në ndërprerje deri në një vendim të rradhës.

Balotazhët për EURO 2020 dhe ndeshjet miqësore ndërkombëtare dqë ishin caktuar për fundin e muajit mars do të luhen në terminin e muajit qershorë të caktuar për zhvillim të ndeshjeve kontrolluese, pasi paraprakisht të vlerësohet situata me virusin.

U caktua grup pune në të cilën janë të kyçur edhe përfaqësues të ligave dhe klubeve për të analizuar mundësitë në kalendarin për të mbyllur sezonin aktual, si dhe për të bërë vlerësimin për pasoja tjera eventuale nga vendimet e sotme.

Vendimet e marra nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së u sollën pas mbledhjeve me video-konferencë të presidentëve dhe sekretarëve të përgjithshëm të 55 lidhjeve anëtare, si dhe përfaqësuesëve të Asosiacionit Europian për klube, Ligave Europiane dhe FIFPro Europë, të udhëhequra nga presidenti i UEFA-së, Aleksander Çeferin. Qëllimi i kësaj ishte të gjendet një plan i qartë për të shmangur grumbullimin e ndeshjeve dhe aktiviteteve në një afat kohor të njejtë, si pasojë e përhapjes së koronavirusit në gjithë Europën.

Gjatë sjelljes së vendimeve, Aleksander Çeferin deklaroi:

“Jemi në krye të një sporti për të cilin numër shumë i madh i njerëzve jetojnë, ndërsa i njejti është paralizuar nga ana e këtij kundërshtari që nuk duket e që përhapet shumë shpejt. Pikërisht në këto kohë komuniteti i futbollit duhet të tregojë përgjegjësi, unitet, solidaritet dhe alturizëm”.

“Shëndeti i spektatorëve, personaleit dhe lojtarëve patjetër të jetë prioritet kryesor për ne dhe në një shpirt të tillë UEFA ndërmori më shumë masa për të mundësuar gjithë garat këtë sezon të mbyllen sigurtë, dhe unë krenohem me përgjigjen e kolegëve të mi nga fubtolli europian. U ndje një shpirt i vërtetë i bashkëpunimit, ku të gjithë u pajtuam se diçka duhet të sakrifikohet për të marrë rezultatin më të mirë.

Posaçërisht ishte më rëndesi UEFA të udhëheq këtë proces si trup udhëheqës i futbollit europian, ndërsa me këtë edhe të bëjë sakrificën më të madhe. Shtyerja e EURO 2020 paraqet harxhim maramendës për UEFA-në, mirëpo ne do të japim gjithçka nga vetja për të vazhduar me finansim vital të aktiviteteve grasrut, futbollin e femrave dhe zhvillimin e sportit të futbollit në gjithë 55 vendet anëtare të UEFA-së dhe kjo qasje do të mbetet e pandryshuar. Qëllimi para profitit ishte principi ynë udhëheqës kur kemi sjellur këta vendime, për të mirën e futbollit europian në përgjithësi.

“Futbolli është fuqi në shoqëri. Vetëm të mendonim për të organizuar festival pan-europian të futbollit në stadiume të zbrazura, pa fan zona derisa kontinenti është në izolim shtëpiak, ishte diçka e tmershme dhe e papranueshme për ne në një vit kur duhet të kremtojmë 60-të vjetorin e kamionateve europiane.

Do të doja të falënderoj Asosiacionin Europian për klube, Ligat Europiane dhe FIFPro Europë për kontributin e madh që dhanë sot, si dhe bashkëpunimin e tyre konstruktiv. Gjithashtu, dua të falënderoj gjithë presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të 55 asosiacioneve nacionale të anëtareve të UEFA-së, si dhe kolegët e mi nga Komiteti Ekzekutiv për mbështetjen e tyre dhe vemdimet e mençura. Detajet do të përpunohen në javët në vijim, por principet themelore janë vendosur dhe ky është një hap i madh përpara. Të gjithë treguam se jemi liderë të përgjegjshëm. Kemi treguar solidaritet dhe unitet.

Qëllimi kundrejt fitimit.

Ne sot e arritëm këtë.

Gjithashtu dua që ta falenderoj Aleksandro Domingez dhe KOMNEBOL të cilët u dakorduan që ta zhvendosin “Kopa Amerika 2020” në mënyrë që të përputhen rekomandimet e dhëna nga Organizata Ndërkombëtare e Shëndëetësisë për të aktivizuar masat ekstreme dhe si pasojë e shtyrjes së EURO 2020. Këto përpjekje të përbashkëta dhe veçanërisht këto vendime të kordinuara dhe të përgjegjshme vlerësohen nga futbolli në të gjithë Europën.

Dëshiroj që të falenderoj FIFA-në dhe presidentit Xhani Infantino i cili tha se bëri gjithçka që është e mundur në kalendarin e ri që të jetë funksional. Duke u përballur këtë krizë, futbolli ka treguar anën e saj të ndritur nëpërmjet solidaritetit dhe tolerancës”, u shpreh Aleksander Çeferin.  

UEFA EURO 2020 ishte paraparë të organizohet në 12 shtete të Europës nga 12 qershori deri më 12 korrik të vitit 2020.

Datat e reja janë 11 qershor–11 korrik të vitit 2021.

UEFA dëshiron të porosisë të gjithë ata të cilët kanë blerë biletë dhe VIP paketë, përderisa nuk do të munden të marrin pjesë në turneun e vitit 2021, vlera e biletave dhe paketave të tyre do të jetë kompensuar e gjitha. Në muajin në vijim do të publikohen më shumë informacion për proecesin e kompenzimit përmes adresave elektronike të blerësve të biletave.

Vendimi për zhvillimin e ndeshjeve të mbetura në kompeticionet e UEFA-së (ekipore, kombëtare, meshkuj dhe femra) do të miratohet dhe të njejtat do të publikohen.



   
   
Reprezentacioni A