UEFA ricaktoi ndeshjet e play offit të Ligës së Kombeve, luhen në tetor dhe nëntor

Publikuar më 17 Јуни, 2020 Lajme


Në një mbledhje përmes video-konferencës të Këshillit Ekzekutiv të UEFA-së u sollën vendimet e mëposhtme në lidhje me vazhdimin e garave europiane:

UEFA EURO 2020

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së konfirmoi 12-të qytetet pritëse të Kampionatit Europian që do të zhvillohet verën e vitit 2021.

Këtu gjeni orarin e plotë të Kampionatit Europian, EURO 2020.

Play off për EURO 2020 dhe faza e grupeve e Ligës së Kombeve edicioni 2020/2021

Datat për ndeshjet e ekipeve përfaqësuese në tetor dhe nëntor 2020 do të përbëhen nga tre, në vend të dy ndeshjeve me çka krijohet hapsirë  për zhvillimin e ndeshjeve të shtyra të play offit për kualifikim në Kampionatin Europian dhe të njejtat do të caktohen për terminet e para të këtyre dy muajve, më saktësisht 8 tetor dhe 12 nëntor 2020.

Ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Kombeve, edicioni 2020/ 2021 do të luhen në këto data:

3/4/5 dhe 6/7/8 shtator; 10/11 dhe 13/14 tetor dhe 14/15 dhe 17/18 nëntor 2020.

UEFA – Kampionati Europian deri më 21 vjeç

UEFA miratoi format të ri të kualifikimeve dhe turneut përfundimtar i cili do të ndahet në dy faza dhe do të luhet në vendet paraprakisht të caktuara Hungari e Slloveni që do të jenë vendas të turneut përfundimtar.

Kualifikimet e ndërprera do të mbyllen brenda muajve shtator, tetor dhe nëntor 2020. Nëntë fituesve të grupeve dhe pesë përfaqësueseve me efekt më të mirë nga vendet e dyta do t’u bashkohen Hungaria dhe Sllovenia për fazën e grupeve që do të përbëhet me katër grupe me nga katër përfaqësuese të cilat në periudhën prej 24 deri më 31 mars 2021 do të jenë pjesë e turneut në Hungari dhe Slloveni.

Katër fituesit e grupeve dhe katër përfaqësueset e vendeve të dyta do të kalojnë në turneun përfundimtar që do të luhet në formatin e eliminimit direkt (1/4 e finales dhe 1/2  e finales në Hungari dhe Slloveni dhe finalja në Ljubljanë) në periudhën prej 31 maj deri më 6 qershor 2021.

UEFA – Kampionati Europian deri më 19 vjeç 2019/2020

Faza elite do të zhvillohet ndërmjet 31 gushtit dhe 8 shtatorit. Turneu final do të ndahet në dy faza. Faza e grupeve që do të ketë dy grupe me nga 4 përfaqësuese do të zhvillohet prej 8 deri më 14 tetor në Irlandën e Veriut. Dy fituesit e grupeve dhe dy vendet e dyta me efekt më të mirë do të kualifikohen në turneun përfundimtar, ndërsa dy përfaqësueset e vendeve të treta të grupeve do të luajnë play off për të caktuar përfaqësuesen e pestë që do të kualifikohet në Kupën e Botës së FIFA-s për futbollistë deri 20 vjeç.

Turneu përfundimtar do të luhen në Irlandën e Veriut prej 9 deri më 18 nëntor.

UEFA Liga e Kampionëve dhe Liga Evropa 2020/21

Me qëllim për të arritur ndarjen e patjetërsueshme të fazës finale të sezonit 2019/2020 dhe të shmanget ndikimi i klubeve potenciale që mund të jenë të kyçura në dy fazat e garës, raundet kualifikuese të dy garave do të luhen në format të ri me vetëm një ndeshje (në vend vendas-mysafir si që ishte deri tani), me përjashtim të vetëm të play offit të Ligës së Kampionëve që do të luhen si deri tani me dy ndeshje vajtje-ardhje.

Skuadra vendase e ndeshjes do të caktohet përmes shortit.

Kalendari për fazën kualifikuese dhe fazën e gruepeve për sezonin 2020/2021 është sin ë vijim:

UEFA Liga e Kampionëve 2020/21

Raundi parakualifikues: 8. dhe 11. gusht

Raundi i parë kualifikues: 18/19. gusht

Raundi i dytë kuailfikues: 25/26. gusht

Raundi i tretë kualifikues: 15/16. shtator

Play off: 22/23. dhe 29/30. shtator

Faza e Grupeve: 20/21. dhe 27/28. tetor, 3/4. dhe 24/25. nëntor, 1/2. dhe 8/9. dhjetor

UEFA Liga Evropa 2020/21

Raundi parakualifikues: 20.gusht

Raundi i parë kualifikues: 27. gusht

Raundi i dytë kuailfikues: 17. shtator

Raundi i tretë kualifikues: 24 shtator

Play off: 1. tetor

Faza e Grupeve: 22. dhe 29. tetor, 5. dhe 26. nëntor, 3. dhe 10. Dhjetor

Nuk ka ndryshim të dative për raundet e mëtejshme të këtyre garave. Hedhja e shortit për fazën e grupeve për LK dhe LE 2020/2021 është caktuar për datat 1 dhe 2 tetor 2020 në Athinë të Greqisë.

UEFA protokolli mjekësor dhe ndeshjet pa spektatorë

UEFA miratoi principet themelore për protokollin mjekësor dhe në disa javët e ardhshme do të definohen rekomantimet definitive me qëllim për të implementuar plan të detajuar sanitar për mbrojtjen e shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në ndeshjet e UEFA-së në momentin kur do të vazhdojnë garat. UEFA vazhdimisht do të vlerësojë situatën në gjithë Europën dhe do të bashkëpunojë me autoritetet lokale me qëllim mundësimin e ngadalshëm të spekatatorëve në tribuna.



   
   
Reprezentacioni A