UEFA Pro Diploma – Moduli 3

Publikuar më 26 Ноември, 2014 Lajme, Seminare

Qendra për Edukim pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë ka caktuar datën e mbajtjes së Modulit të tretë të programës për trajnimin e kandidatëve për marrjen e UEFA Pro Diplomës për trajnerë.

Seminari do të mbahet prej 1 deri më 3 dhjetor të këtij vit në hotelin “QTC Grand Plaza”, ku me prezentime të tyre teorike do të shfaqen: Xhim Fliting – Drejtor për zhvillim të futbollit të Asociacionit të Skocisë, Boshko Gjurovski – Seleksionues i përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë, Nebojsha Markovski – Drejtor teknik i FFM-së, Bujica Zhivkoviq dhe Lençe Aleksovska Veliçkovska – ligjërues në Qendrën për Edukim.

Pjesa praktike e seminarit do të zhvillohet në qendrën stërvitore të FFM-së, “Petar Milloshevski’ edhe atë më: 01.12 në orën 12:00 stërvitje do të drejtojë Xhim Fliting (Drejtor për zhvillim të futbollit të Asociacionit të Skocisë), ndërsa më 02.12 me fillim në orën 11:30 stërvitjen do ta drejtojë seleksionuesi i Maqedonisë, Boshko Gjurovski, në bashkëpunim me Gordan Zdravkovin dhe Dobrinko Ilievskin (Instruktorë në FFM).

Pjesa praktike do të realizohet me futbollistë të Akademisë së FFM-së (gjenerata e dytë dhe e tretë).

Pjesët praktike janë të karakterit të hapur dhe në të njëjtat mund të marrin pjesë edhe trajnerë tjerë të interesuar.




   
   
Reprezentacioni A