Publikuar më 27 Октомври, 2014 në Lajme
Qendra për edukim e Federatës së futbollit të Maqedonisë, me gjeneratën e saj të katërt të trajnerëve, kandidatë për pajisje me UEFA PRO Diplomë, në periudhën prej 20-të deri më 23 tetorë mori pjesë në seminar të organizuar nga UEFA. Seminari u zhvillua në Nion, shtëpinë e UEFA-së, ku trajnerët tanë kishin mundësinë që teorikisht dhe parktikisht të ndëgjojnë dhe shohin prezantimet e instruktorëve më të mirë evropian, ai dhe mundësi për të zhvilluar intervistë/bisedë me Dejvid Mojs, ish-trajner i Evertonit dhe Mançester Junajtedit.
Gjithashtu, grupi jonë i trajnerëve, pas detyrave të mara paraprakisht, bëri prezantimin teorik dhe praktik të analizës së kundërshtarit, përgatitjen e lojës dhe mikrociklus dhe prezantim të një teme për stërvitje: “Organizimi i kundërsulmit përmes krahëve”. Pas përfundimit të prezantimeve të analizave dhe sqarimit praktik, grupa jonë mori kritika pozitive nga mentori Xhim Fliting (Finlandë), nga Dejvid Mojs dhe gjithë instruktorët tjerë.
Programa e UEFA Pro Diplomës vazhdon me Modulin e 3, për të cilin termini i saktë do të mësohet pas marjes së konfirmimit për praninë e një ligjeruesit elitar nga jashtë.