UEFA MËSOI PRESIDENTIN E SHTATË

Publikuar më 14 Септември, 2016 Lajme


FFM mbështeti Aleksandar Çeferinin në zgjedhjen e presidentit të ri të UEFA-së. Slloveni Aleksander Çeferin me 42 vota u zgjodh president i ri i UEFA-së në kongresin e sotëm në Athinë. Edhe Federata e futbollit të Maqedonisë dha mbështetjen për Çeferinin.

Votimi për president të ri të UEFA-së kaloi pa befasi, Aleksander Çederin bindshëm me 42 vota e fitoi holandezin Mihael van Prag i cili morri vetëm 13 vota. 48 vjeçari nga Sllovenia vjen në vendin e Mishel Platinit, i cili u dorëho q pasi u pezullua nga pozita e tij për shkak të skandalit koruptiv me Sep Blaterin për të cilin vazhdojnë hetimet.

“I urojmë z. Çeferin për zgjedhjen. Shpresojmë se në mënyrë shtesë do të kontribuojë drejt stabilitetit, zhvillimit dhe mbështetjes së barabartë për gjithë federatat. Na gëzon fakti që në këtë pozitë vjen njeri nga një federatë kushtimisht thënë e vogël, edhe atë nga rajoni ynë, i cili i njeh mirë situatat, problemet dhe sfidat dhe i cili angazhohet për ngritjen e futbollit në këto hapsira në nivel më të lartë. Dëshira e përbashkët e gjithë federatave nga rajoni është Liga Rajonale e futbollit e cila në masë të madhe do të ngrinte nivelin e futbollit ekipor në këto hapsira. Besojmë se me presidentin e ri FFM do të merr mbështetje edhe më të madhe dhe mundësi për realizimin e projekteve të reja në interes të të gjithëve”, deklaroi z. Ilço Gjorgjioski, president i Federatës së futbollit të Maqedonisë.

Z. Çeferin do të vazhdojë pjesën e mbetur të mandatit të Mishell Platinit, deri në vitin 2019 kur do të mbahen zgjedhje të reja presidenciale.

Çeferin është presidenti i shtatë i UEFA-së pas Ebe Shvarc (Danimarkë), Gustav Viederker (Zvicër), Artemio Franki (Itali), Zhake Zhorzh (Francë), Lenart Johanson (Suedi) dhe Mishell Platini (Francë). Organizata është formuar në vitin 1954.

Çeferin ka lindur në Lublanë të Sllovenisë më 13 tetor të vitit 1976. Ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Uneveristetin e Lublanës, më pas ka punuar në kompaninë për avokatë të familjes së tij, duke zhvilluar interes të veçantë për përfaqësimin juridik të sportistëve profesional dhe klubeve sportive. Në vitin 2005 bëhet pjesë e Këshillit Drejtues të KMN Svea Lesna Litija, një prej klubet më të suksesshme të futbollit të vogël në Slloveni. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e Komitetit Ekzekutiv të ekipit amator të KF Lublana Avokatë nga viti 2005.

I martuar, baba i tre fëmijëve, flet gjuhën angleze dhe italiane. Çeferin u zgjodh president i Lidhjes së futbollit të Sllovenisë në vitin 2011. Ai, gjithashtu, është zëvendës-nënkryetar i dytë dhe i tretë i Komisionit të drejtësisë të UEFA-së nga viti 2011. 



   
   
Reprezentacioni A