Publikuar më 17 Август, 2021 në Lajme
Formati i ri i UEFA-së
në Ligën e Kampionëve për femra sjell përfitime financiare për klubet e Ligës së
Parë të Femrave. Bëhet fjalë për 5.6 milionë euro që janë në dispozicion për
pagesa ndaj klubeve të femrave, të cilat do të kontribojnë në zhvillimin dhe
ngritjen e standarteve në të gjithë Europën.
Këto pagesa do të jenë në dispozicion të ekipeve në Ligën e Parë të femrave nëse skuadra i plotëson një ose më shumë nga kriteret ekzistuese sportive, infrastrukturore e administrative të cilat janë të përcaktuara në “UEFA Club License and Fair Play” të versionit 2018. Skuadrat kanë të drejtë të aplikojnë në përputhje me rrethanat dhe nevojat e tyre për zhvillim në këtë kuadër.
Sezoni i cili do të merret parasysh për këto pagesa mbyllet me sezonin garues në garën vendore për 2021/2022.
“Ne besojmë se ky model do të kontribojë në zhvillimin e klubeve të futbollit të femrave, pasi të gjithëve do tu duhet të kalojnë procesin e licencimit, i cili është një segment zhvillimi në vetvete. Kjo, siç përshkruhet në planin tonë strategjik, do të sigurojë motiv shtesë për këdo që të kontribojë në zhvillimin e kategorive të reja, përmirësimin e infrastrukturës, ekzaminimet mjekësore ose punësimin e trajnerëve me licenca të përshtatshme, në përputhje me Rregulloren e Licencimit”, tha Kryetar i Komisionit për Futbollin e femrave, Lazar Rakixhiev.
20210806_Circular_2021_59_en.pdf