UEFA më 19 shtator do të përcaktojë 13 qytetet organizatore të Euro 2020

Publikuar më 15 Август, 2014 Lajme

Këshilli egzekutiv i UEFA-së më 19 shtator në Gjenevë do të caktojë 13-të qytetet të cilat do të jenë organizatorë të Kampionatit Evropian të vitit 2020.

Qyteti ynë kryesor Shkupi dhe Arena Kombëtare ‘Filipi i Dytë’ janë në rrethin e qyteteve potenciale për të qenë vendas të Euro 2020 me kandidaturën e dorëzuar nga Federata e futbollit të Maqedonisë. Gjithsej 19-të qytetet evropiane kanë kandiduar për organizimin e kampionatit në vitin kur UEFA shënon 60-të vite nga Kampionati i parë Evropian. Shkupi dhe Arena Kombëtare ‘Filipi i Dytë’ janë kandidatë për organizimin e ndeshjeve në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të vitit 2020.

Kandidaturë për organizimin e KE 2020 kanë dorëzuar këta 19-të qytete: Azerbejxhani (Baku), Bjellorusia (Minsk), Belgjika (Bruksel), Bullgaria (Sofie), Danimarka (Kopenhagen), Anglia (Londër), MAQEDONIA (SHKUP), Gjermania (Munih), Hungaria (Budapestë), Izraeli (Jerusalem), Italia (Romë), Holanda (Amsterdam), R. e Irlandës (Dablin), Rumania (Bukuresht), Rusia (Shën Petersburg), Skocia (Gllazgou), Spanja (Bilbao), Suedia (Stokholm) dhe Uellsi (Kardif).

Ceremonia zyrtare në Gjenevë, kur UEFA do të njoftojë për qytetet vendas të Euro 2020 do të zhvillohet më 19 shtator të këtij viti me fillim në orën 13:00.



   
   
Reprezentacioni A