Publikuar më 22 Мај, 2014 në Licencimi
KF Vardar SHA-Shkup;
KF Horizont Turnova SHA-fsh.Turnovë;
KF Metalurg SHA-Shkup;
KF Rabotniçki SHA-Shkup;
KF Shkëndija SHA-Tetovë;
KF Renova SHA-fsh.Xhepçisht;
KF Bregallnica SHA-Shtip;
KF Pelisteri SHA-Manastir;
dhe
KF Teteksi SHA-Tetovë, si anëtar i Ligës së Dytë me procedurë të jashtëzakonshme.
Pas përfundimit të kontrollit të dokumentacionit, Zyra për licencim pranë FFM-së ka dorëzuar raport për secilin klub veç e veç deri te Komisioni për licencim pranë FFM-së, e cila është kompetente për marje të vendimeve.
Në mbledhjen Komisionit për licencim u sollën këto vendime:
Klubeve:
KF Vardar SHA-Shkup;
KF Bregallnica SHA-Shtip;
KF Pelisteri SHA-Manastir;
nuk u jepet licencë për pjesëmarje në garat e UEFA-së në sezonin garues 2014/2015.
Ndërsa klubeve:
KF Horizont Turnova SHA-fsh.Turnovë;
KF Metalurg SHA-Shkup;
KF Rabotniçki SHA-Shkup;
KF Shkëndija SHA-Tetovë;
KF Renova SHA-fsh.Xhepçisht;
u jepet licenca për pjesëmarje në garat e UEFA-së në sezonin garues 2014/2-15.
KF Teteksi SHA-Tetovë është tërhequr nga procedura e jashtëzakonshme pas eliminimit nga Kupa e Maqedonisë. Për të njëjtën është njoftuar edhe UEFA.
Skuadrat që kanë siguruar kualifikim në Kupat Evropiane ndeshjet e tyre do t’i zhvillojnë në stadiumin e vetëm të licencuar nga UEFA për gara të klubeve: Arenën nacionale ‘Filipi i Dytë’ në Shkup.
UEFA përmes FFM-së mban të drejtën që të realizojë vizitë në vend ngjarje në çdo kojë në aspekt të dokumentacionit të dorëzuar si dhe të kërkojnë dëshmi shtesë në periudhën që pason.
Klubet që kanë siguruar pjesëmarje në garat e UEFA-së, do të hyjnë në procesin e Fer-Playt finansiar, ku janë të detyruar që të japin informata edhe më tej.
Me marjen e kësaj licence, nuk don të thotë se klubet automatikisht kanë marë licencë për pjesëmarje në kampionatin vendor për sezonin 2014/2015.
Me respekt,
Zyra për licencim.