Publikuar më 26 Октомври, 2021 në Lajme
Me kërkesë të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, në
periudhën e kaluar përfaqësues të FIFA-s dhe UEFA-s kanë kryer revizion për punën
financiare të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, lidhur me projektet dhe
aktivitetet e FFM-së nga shfrytëzimi i mjeteve nga programet “FIFA Forëard” për
vitin 2020 të FIFA-s dhe “HatTrick 3 dhe 4” - programet e investimeve të UEFA-së.
Federata e Futbollit të Maqedonisë ka marrë vlerësimin më të lartë nga FIFA për shfrytëzimin e mjeteve nga programi Forëard për vitin 2020 të FIFA-s.
Është deklaruar se mjetet nga fondet zhvillimore të FIFA-s, Federata e Futbollit të Maqedonisë i ka shfrytëzuar ekskluzivisht për qëllimin e synuar, gjegjësisht sipas procedurës së paraparë e cila përfshin përshkrimin e detajuar të projekteve, dokumentacionin, procesin e miratimit, zbatimin dhe raportimin për projektet.
Përfaqësuesit e UEFA-s, këtë javë me kërkesë të FFM-së, po shqyrtojnë kostot dhe shfrytëzimin e mjeteve nga programet “HatTrick 3 dhe 4” të UEFA-s. Përmes këtij programi të UEFA-s, FFM-ja investon në përmirësimin e infrastrukturës së stadiumeve në vend, hapjen e fushave të reja apo rikonstruksionin e atyre ekzistueseve me bar natyral apo artificial, vendosjen e prozhektorëve etj.
Duke qenë se këto janë fonde të dedikuara, FFM-ja e ka obligim dhe e bën këtë që të informojë autoritetet e UEFA-s për investimin e mjeteve për projektet e realizuara përmes programes të UEFA-s.
FFM si deri më tani, do të vazhdojë të sigurojë plotësinë dhe besueshmërinë e punës së saj financiare për institucionet e saj kompetente dhe mbetet e hapur ndaj të gjitha pyetjeve në lidhje me pajtueshmërinë e saj me UEFA dhe FIFA, duke përfshirë shpërndarjen dhe rrjedhën e fondeve për projektet nga programet e UEFA-s dhe FIFA-s.