Publikuar më 21 Октомври, 2020 në Lajme, Deri më 19 vjet
UEFA edhe zyrtarisht ka njoftuar se anulon zhvillimin e Fazës Elite të kualifikimeve për Kampionatin Europian për futbollistë të moshës nën 19-të vjeç, si dhe fazën finale KE që duhej të luhen në nëntor 2020 dhe mars 2021.
Vendimi i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së nënkupton se përfaqësuesja U19 e Maqedonisë (gjenerata 2001) nuk do të merr pjesë në fazën Elite dhe nuk do të ketë mundësi të garojë për kualifikim në Kampionatin Europian për U19 ku për kundërshtar kishim Spanjën, Belgjikën dhe Bullgarinë.
Arsye për anulim të turneve është situatat epidiomologjike në Europëdhe problemet e mëdha me të cilat ekipet përballen gjatë udhëtimeve. Duke pasur parasysh faktin se Kampionati Europian për U19 është kualifikues për Kampionatin Botëror të FIFA-s për lojtarë deri 20 vjeç (Mbahet në indonezi prej 20 maj deri më 12 qershor 2021), UEFA komunikoi se është vendosur që pesë vendet e rezervuara për përfaqësuese europiane në këtë botëror t'ju takojnë përfaqësueseve që do të marrin pesë vendet e para në renditje sipas koeficientit të kualifikimeve për sezonin 2019/2020. Ato janë Agnlia, Franca, Italia, Holanda dhe Portugalia.