U.D. presidenti i FFM, Sejdini zhvilloi takim me ambasadorin e Meksikos

Publikuar më 07 Март, 2019 Lajme


U.D. presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini bashkë me seleksionuesin e përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski zhvilluan takim me ambasadorin e Republikës së Meksikos në Beograd, Marko Antonio Garsija Blanko dhe konzulin e nderit të Meksikos në Maqedoni, Enver Maliqi.
Me këtë rast numri një i FFM-së mysafirit nga Meksika i dhuroi fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë duke potencuar se "Ambasadori Garsija Blanko është mbështetës i madh i futbollit dhe neve na vjen mirë që tashmë kemi një mik me ndikim në një lidhje futbollistike serioze dhe të fortë si që është ajo e Meksikos. Ky takim produktiv sigurisht se do të jetë ndihmesë e madhe për hapjen e derës së bashkëpunimit ndërmjet dy federatave në më shumë sfera. FFM si federatë e vogël gjithmonë është e gatshme të dëgjojë dhe shfrytëzojë përvojat e lidhjeve më të mëdha të futbollit, si që është ajo e Meksikos e cila 'prodhon' futbollistë të rangut botërorë, ndërsa përfaqësuesja e tyre thuajse gjithmonë është pjesë e kompeticioneve madhore", tha pas takimit u.d. presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini, duke vijuar:
"Meksiko është një prej përfaqësueset më atraktive dhe në takim gjithsesi se kemi folur edhe për një miqësore eventuale, ndërsa gjithashtu kemi folur edhe për mundësinë e bashkupunimit edhe me futbollistë të ri dhe përfaqësueset e shpresave".



   
   
Reprezentacioni A