U21: Humbje nga Izraeli për fund të kualifikimeve

Publikuar më 10 Септември, 2014 Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë me humbje 2:1 nga Izraeli në Larnaka të Qipros ka mbyllur kualifikimet për Kampionatin Evropian për juniorë që vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Çeki. Në ndeshjen e zhvilluar në Qipro futbollistët e Vujadin Stanajkoviqit luajtën shumë më mirë se san ë takimin e parë ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve në Shkup dhe vetëm falë mungesës së fatit sportiv nuk arritën të nxjerin rrezultat pozitiv. Izraeli avansoi në minutën e 25-të me golin e Miha-s, ndërsa deri në fund të pjesës së parë reprezentuesit tanë nuk shfrytëzuan disa mundësi të mira për të barazuar. Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 48-të, Sulejmanov shënoi gol për Maqedoninë, duke barazuar rezultatin në 1:1. Izraeli siguroi fitoren me golin e Dabur-it në minutën e 58-të nga penaltia.

IZRAELI: Shtraus, Gasha, Gotlib, Vahaba, Tvata, Reihart (78’ Kehart), Azam, Kinda, Miha, Altman (82’ Seba), Dabur.

MAQEDONIA: Iliev, Timovski, Zajkov, Ristovski, Musliu, Asani (46’ Mustafov), Imeri (61’ Ivanov), Avramovski (79’ Bojku), Nafiu, Nikollov, Sulejmanov.

Portugalia me 22 pikë garat në gurpin tonë i mbyll në pozitën e parë, Izraeli mbetet i dyti me 15-të pikë, Norvegjia e treta me 9 pikë, para Azerbejxhanit me 7 pikë dhe përfaqësueses tonë që grumbulloi 4 pikë.



   
   
Reprezentacioni A