Publikuar më 17 Ноември, 2018 në Lajme, Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë u mund me rezultat 2:1 nga Çekia në ndeshjen e dytë të turneut kualifikues për fazë elite për kualifikim në Kampionatin Evropian, mirëpo mbajti gjallë shanset për hyrje në grupik e përfaqësueseve elite.
Çekia avansoi në minutën e 24-t kur Zlatohlavek gjeti golin, ndërsa në minutën e 54-t Kusej shënoi për 2:0. Maqedonia zbuti rezultatin në minutën e 66-të me golin e Gjorgjievskit.
Maqedonia U19 ka një pikë nga barazimi me Kroacinë në xhiron e parë, ndërsa xhiron e fundit përballet me Lihtenshtajnin. Lider i grupit është Çekia me dy fitore, ndërsa e dyta është Kroacia me 4 pikë.
MAQEDONIA U19: Jakimovski, Antovski, Naumçevski, Simonovski, Ivanovski, Muharem, Osmanoski (Grozdanovski 64'), Fazllagiq (Ferari 75'), Naumoski (Berisha 46'), Kolevski (Taleski 75'), Çurlinov (Gjorgjievski 64').
Seleksionues: Goran Stankovski