Publikuar më 21 Март, 2018 në Lajme, Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë u mund me shifrat 1:2 nga Letonia në ndeshjen e parë të Raundit elitar të eliminatoreve për kualifikim në Kampionatin Europian për futbollistë të moshës deri 21 vjeç. Në turneun që organizohet në Shkup, Anglia në ndeshjen e dytë të grupit shënoi fitore bindëse 4:1 përballë Hungarisë në takimin e zhvilluan në arenën “Filipi i Dytë”.
Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”, Maqedonia
U19 ishte favorit, mirëpo në terren kundërshtari u tregua më i shkathët duke rëmbyer
në fund fitoren 2:1 dhe tre pikët e para në këtë turne. Bogdans Samoilovs shënoi
dy golat për Letoninë, të parin në minutën e 42-të kur realizoi saktë nga 10-të
metra, ndërsa në 2:0 çoi rezultatin me goditje të bukur nga distanca në minutën
e 56-të.
Gjithçka që mundi të bëjë MaqedoniaU19 deri në fund
ishte goli i nderit në minutën e 88-të me anë të Dimitar Mitrovskit nga
penaltia. Në fund, statistika në anën e Maqedonisë, që kishte 20-të goditje në
drejtim të portës kundërshtare prej të cilave shtatë në kuadër të portës por
vetëm një u ndal në rrjetë. Statistika jo gjihmonë sjell pikët për ekipin që
dominon, pasi Letonia morri tre pikët me dy realizime nga tre goditje në kuadrant.
Ndeshjen e dytë të Raundit Elitar Maqedonia U19 e luan të shtunën, kur sërish në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” përballet me Hungarinë.
Në vazhdim procesverbalin nga ndeshja Maqedoni-Letoni:Procesverbal nga ndeshja MKD-LET.JPG