U17: Maqedonia zhvilloi ndeshjen e parë në Syrenka Cup 2014

Publikuar më 26 Август, 2014 Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U 17 e Maqedonisë zhvilloi edhe një ndeshje të mirë përballë një kundërshtari kualitativ, mirëpo sikur të jetë ndonjë rregull që në 10-të minutat e fundit rënia e koncentrimit solli dy gola të kundërshtarit. Në pjesën e dytë seleksionuesi Bobi Stojkoski bëri disa ndryshime me të cilat u ngrit niveli i lojës në kombëtaren e Maqedonisë dhe si rezultat i presionit tonë erdhi penaltia që në minutën e 75-të nuk u konvertua në gol nga Milan Ristovski. Maqedonia gjatë gjithë ndeshjes bëri shanse të mira shënimi, prej të cilave nuk arriti të shënojë asnjë gol.

Nesër me fillim në orën 15:00 mbetet të përmirësojmë imazhin në ndeshjen me Letoninë.

Maqedonia luajti më këtë formacin: Trajçevski, Stojkovski, Giçevski, Mitrev, Çuleviq, Dodev, Toshevski, Milan Ristovski, Lumani, Zdravkovski dhe Abaz. Në pjesën e dytë u inkuadruan: Sulejmani, Todorovski, Liçina, Manevski, Hani dhe Kiril Ristovski.



   
   
Reprezentacioni A