U zhvilluan katër ndeshje finale të Kupës së Maqedonisë për kategoritë e reja

Publikuar më 31 Мај, 2024 Lajme


Me 29 dhe 30 maj u zhvilluan katër ndeshjet finale në kategoritë e të rinjëve në kuadër të Kupës së Maqedonisë. 

Në ndeshjen e parë finale, në kategorinë e pionierëve të rinj, që u zhvillua në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, skuadra e AP Brera iu gëzua Kupës së fituar në garën më massive, pas fitores së thellë të arritur ndaj Pelisterit, 3;0. 

Martin Stoilovski ishte autorë i golit të parë në minutën e 38-të. Epërsinë e AP Brera e dyfishoi Alban Roçi në minutën e 63-të. Rezultatin përfundimtarë e vendosi Matej Semenov në minutën e 84-të, të takimit. 

Në finale e dytë në kategroinë e pionierëve, që gjithashtu u zhvillua në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, AP Brera triumfoi ndaj Pelisterit pas ekzekutimit më të mirë të penaltive (3:1). Në kohën e rregullt nuk kishte fitues, rezultati ishte 1:1. Pelisteri avansoi që në minutën e 5-të përmes Daniell Çavdarovski. Në minutën e 90-të, Mario Mitrev shënoi për barazim të rezultatit. 

Në kategorinë e kadetëve, në finale u takuan, Shkëndija dhe Vardari. Në këtë ndeshje, të zhvilluar në stadiumin e qytetit në Kërçovë, ekipi i Vardarit iu gëzua Kupës pas fitores minimale 2:1. Urim Abdiu kaloi në epërsi Shkëndijën në minutën e 7-të. Kristijan Galevski në minutën e 20-të shënoi për 1:1. Rikthimi i plotë ndodhi në minuutën e 82-të, kur Mirza Hasiq, goditi për epërsi dhe fitoren e skuadrës së tij. 

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në stadiumin e qytetit në Kërçovë, në kategorinë e të rinjëve, Makedonija Gj.P, fitoi trofeun e Kupës së Maqedonisë, pas fitores 2:0 ndaj Pelisterit. Altin Aliji në minutën e 48-të kaloi ekipin e tij në epërsi. Rezultatin përfundimtarë, Makedonija GJ.P 2, Pelisteri 0, e vendosi Nikolla Veliçkovski në minutën e 83-të, të takimit. 




   
   
Reprezentacioni A