U tërhoq shorti për 1/16 finales së Kupës së Maqedonisë

Publikuar më 14 Јули, 2014 Kupa e Maqedonisë, Lajme

Sot në ‘Shtëpinë e futbollit’ u caktuan dyshet për startin e garave në Kupën e Maqedonisë.

Kampioni në fuqi në Kupën e Maqedonisë, skuadra e Rabotniçkit mbrojtjen e titullit do ta nisë nga 1/8 e finales, së bashku me Shkëndijën dhe Euromilkun, të cilët gjithashtu nuk do të jenë pjesë e 1/16 së finales, pasi që Liga e Tretë-Veri në vend të katër dha vetëm tre përfaqësues, ndërsa Liga e Tretë-Perendim në vend të katër dha vetëm dy përfaqësues. Ndeshjet e 1/16 së finales së Kupës së Maqedonisë do të luhen me 20 gusht 2014 në orën 17:00. 

Dyshet janë si pasojnë:

Fortuna-Horizonti,

Rabotniçki Xhumajlija-Sileksi,

Kozhufi/Pobeda-Makedonija Gj.P. 1932,

Vullkani-Pelisteri,

Goblen Junior-Teteksi,

Novaci 2005-Gostivari,

11 Oktomvri-Shkupi 1927,

Bregallnica D.-Drita,

Bellasica-Napredoku,

Sasa-Renova,

Vllaznimi-Vardari,

Mlladost Carev Dvor-Bregallnica 2008,

Pobeda Junior-Mlladost-Metalurgu.



   
   
Reprezentacioni A