U realizua takim i rregullt me klubet e ligës së dytë

Publikuar më 10 Јули, 2014 Lajme

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë Ilço Gjorgjioski,perfaqësuesit e ekipeve të ligës së dytë futbollistike dhe udhëheqësit e sektoreve të FFM-së sot realizuan takim të rregullt pune në "Shtëpin e Futbollit".

Tema kryesore e takimit ishte fillimi i sezonit garues  2014/15 dhe ndryshimet në sistemin e garimit. Përfaqësuesit e klubeve të ligës së dytë futbollistike me udhëheqësit e e federatës  ndanë  mendimet, propozimet dhe iniciativat dhe çështje të tjera me qëllim për të kontribuar në zhvillimin e garrimit.


Kryetari i Komisionit të garave të FFM-së, Vasko Dojçinovski shpjegojë ndryshimet në sistemin e garimit për sezonin e rri që oficialisht do të fillojë  më 9 gusht, 2014. Komisioneri i garave të  FFM-së  theksoi se federata do të kërkojë përmbushjen e kritereve të shkruara dhe klubet duhet të respektojn rregulativën për  përmbushjen e qëllimeve për të cilat duhet luftuar bashkë, për një  garim më kualitativ si dhe  me  përmirësimin e infrastrukturës. Në këtë drejtim, Presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski sërish theksoi angazhimin e FFM-së për të ndihmuar klubet dhe duke u siguruar atyre paisje dhe makineri të cilat i ka siguruar federata, kurse ajo makineri është e  specializuar në mirëmbajtjen dhe riparimin e sipërfaqes së sipërme të terenit, pra barit,dhe e gjithë kjo  pa asnjë kompensim,me të vetmin qëllim fushat më mirr të mirmbahen dhe të sigurohen kushte për garim më kualitativ.

 
Nga ana e përfaqësuesve të  FFM-së , u prezantua dhe propozim iniciativa e Federatës së Futbollit të Maqedonisë për të rritur bazën e futbollit përmes përfshirjes së drejtpërdrejtë të federatës dhe klubeve në shkollat në shtet. Nisma e cila më parë u  pranua pozitivisht nga klubet e ligës së parë do të thotë përfshirja e trajnerëve nga klubet sportive në shkollë përmes edukimit teorik dhe praktik për fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e pestë. Trajnerët të cilët do të punojnë në orë për futbollit në shkollat ​​e të gjithë shtetit do të marrin kursin e C licencës pa pagesë dhe do të ken lirime për kurset e tyre eventuale të licencës B.

Të gjitha klubet kanë pranuar  nismën dhe kanë  shprehur kënaqësinë që do të jenë pjesë e edukimit të të rinjve.

Të gjitha klubet nga sezoni i rri garuesnë kuadër të ligës së dytë do të luajn me topa të futbollit nga kompania gjermane ,,JAKO,,. Federata e Futbollit e Maqedonisë  siguroi 20 topa për secilin nga klubet.




   
   
Reprezentacioni A