Publikuar më 29 Јули, 2014 në Lajme
Organizata e trajnerëve të Maqedonisë dhe Qendra për Edukim pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë sot në hotelin ‘Grand Plaza’ në Shkup organizoi licencimin vjetor për sezonin e ri garues të trajnerëve të klubeve në Ligën e Parë dhe të Dytë të futbollit të Maqedonisë, të cilët punojnë me ekipet e para.
Në licencimin vjetor para trajnerëve ligjëroi prof. dr. Dimitar Stojmenovski në temë ‘Menaxhment në futbollin e niveli të lartë’. Përfaqësuesit e FFM-së trajnerëve të pranishëm u dhanë njohuri dhe përdorimin e materialeve më të reja të FIFA-s të cilat përmbajnë seanca stërvitore tekniko-taktike dhe mënyra të cilat trajnerët mund t’i përdorin për përgatitje më të mirë fizike. Nga komisioni për trajnerë pranë FFM-së edhe një herë potencuan rëndësinë e edukimit të trajenrëve për zhvillimin e futbollit tonë, ndërsa federata në kuadër të mundësive të saja do t’u jep mbështetjen e duhur dhe logjistikën në drejtim të përmirësimit të procesit edukativ në futboll.
Prania në licencimin vjetor është detyrë e marë nga konventa e trajnerëve të UEFA-së dhe nga rregullorja për dhënie të licencave/lejeve për trajnerë në teritorin e RM, ndërsa në bazë të të cilave organizohet shkollimi dhe dhënia e diplomave të UEFA-së dhe vazhdimi i tyre. Mos prania sjell masa ndëshkuese me mos dhënie të licencës/lejes për punë në sezonin garues 2014/15 dhe futja e trajnerit në sistemin Komet, që don të thotë se i njëjti nuk do të mund të drejtojë ekipin.