Publikuar më 16 Март, 2015 në Lajme
U miratuan edhe propozim ndryshimet e Rregullores Diciplinore në lidhje me rregullat anti-doping, si dhe sjelljes jo sportive, diskriminuese dhe gjujës së urejtjes.
U prezantua dhe miratua raporti i presidentit dhe Këshillit Drejtues.
Në kuadër të prezantimit u shpalos ideja për formimin e garës rajonale për klube e cila do të zhvillohej nën ombrellën e UEFA-së.
Në vazhdim prezantimin për garën rajonale për klube:
Regional Competition format.pdf
Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjioski në fjalimin hapës tha se gjithçka që punon dhe mbështet Federata e futbollit të Maqedonisë bazohet në vlerat themelore në Asociacionit të futbollit Evropian dhe Botëror, ndërsa elementi i parë dhe më i rëndësishëm është ‘Futbolli në vend të parë’. Në këto principe Federata e futbollit të Maqedonisë bazon programën për zhvillimin e futbollit të Maqedonisë.
“Duam të ju ndihmojmë të gjithëve, qëllimi ynë është të bëjmë përpjekje dhe investime të përbashkëta, ndërsa gjithë ajo që punohet në qendrat e futbollit evropian, patjetër të bëhet edhe në Maqedoni. Në vitin e kaluar, Federata e futbollit të Maqedonisë me mbështetje të UEFA-së dhe programës për zhvillim het-trik përforcoi bashkëpunimin me institucionet, në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës së futbollit e cila ka një rol kyç në zhvillimin e futbollit në përgjithësi. Me mbështetje të UEFA-së dhe FIFA-s, Federata e futbolit është e aftë të realizojë projekte të rëndësishme për futbollin e Maqeedonisë, duke filluar prej ndërtimit të infrastrukturës deri te edukimi i trajnerëve, punëtorëve të futbollit dhe tifozëve.
Pa marrë parasysh se FFM patjetër të bart llogari për gjithë përfaqësueset, ne asnjëherë nuk do të lodhemi duke dhënë mbështetje material dhe e çdo llojit tjetër për të gjithë mjediset në Maqedoni. Misioni ynë ë2shtë të bashkëpunojmë me vetëqeverisjet lokale dhe organizatet dhe lidhje rajonale, klubet, ligat, shikuesit, tifozët dhe gjithë palët e mbetura që udhëheqin lojën dhe shpejtojnë ritjen, zhvillimin dhe kontinuitetin e futbollit të Maqedonisë. Insistimi për zhvillimin e futbollistëve të ri, të kuadrove të reja, si dhe përmirësimi i infrastrukturës mbetet prioritet kryesor në punën e federatës. Pikërisht për këtë, Federata e futbollit të Maqedonisë është në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë ata që janë pjesë e sportit tonë”, deklaroi Gjorgjioski.
Anëtari i
Komitetit Egzekutiv të UEFA-së, Grigorij Surkis dhe përfaqësuesja e FIFA-s, Eva
Paskuer ishin mysafir të Kuvendit të rregullt vjetor të FFM-së.
“Më vjen shumë mirë të shoh se vendin e vet e gjen bashkimi dhe përcaktimi i Federatës së futbollit të Maqedonisë të drejtuar kah zhvillimi i infrastrukturës lokale. Gjatë vizitës time paraprake, në mars të vitit 2013, unë shpreha admirimin tim për objektin fantastik të asosiciacionit tuaj dhe qendrës stërvitore të përfaqësueseve e ndërtuar me mbështetje të programës së UEFA-së Hat Trick. Në Shkup është ndërtuar stadiumi i mrekullueshëm ‘Filipi i II-të’, gjatë rekonstruimit të të cilit UEFA gjithashtu ka dhënë ndihmë finansiare të konsiderueshme. Si drejtues i Komitetit për stadiume dhe siguri dij për realizimin e projektit të përbashkët me UEFA-në për ndërtim, këtu gjenden dhjetra terene me bar sintetik sipas standardeve më bashkëkohore. Ajo dhe shumë gjëra tjera lejon të konstatohet se në Maqedoni formohet bazë e qëndrueshme dhe afatgjatë për zhvillim dhe prosporitet të mëtejshëm të lojës së milionave. Edhe unë nuk dyshoj se nuk janë larg të arriturat e reja për federatën tuaj në plan nacinal dhe ndërkombëtar. Mua më vjen mirë të konstatoj se njerëzit e futbollit në Maqedonisë plotësisht përhapin politikën e UEFA-së për zero tolerancë në lidhje me gjithë paraqitjet negative të secilit lloj – përdorimit të dopingut, dhunës në tribuna, lojës së pandershme, ndërsa gjithashtu edhe për sëmundjet e tilla sociale si racizmi apo cilido qoftë lloj i manifestimit të diskriminimit dhe jo tolerancës. Ne thjesht jemi të obliguar të bëjmë gjithçka për të liruar futbollin nga ‘viruset’ që nuk janë të natyrshme”, deklaroi mysafiri i lartë nga UEFA, Grigorij Sukriz.