Publikuar më 05 Март, 2016 në Lajme
Federata
e futbollit të Maqedonisë në Kuvendin e rregullt vejtor të mbajtu sot solli
vendim për ndryshimin e sistemit të garave në kampionatin nacional që do të hyjë
në fuqi prej sezonit 2017/2018. Liga e parë prej sezonit 2017/2018 do të jetë
me 10-të skuadra, njëjtë si tani, mirëpo ndryshim do të jetë sistemi i garave,
me katër raunde dhe 36-të ndeshje për secilën skuadër.
Liga e Dytë nga sezoni 2017/18 do të jetë i ndërë në dy rajone (Lindje dhe Perendim) me nga 10 ekipe dhe tre cikle (nga 27 ndeshje). Liga e tretë nga sezoni 2017/2018 në vend të pesë rajoneve të deritashme, do të jetë me 6 rajone (Veri, Perëndim, Jug-Perendim, Lindje, Qendror dhe Jug).
Ndryshimet në sistemet e garave te seniorëve, do të sjellin edhe ndryshime në sistemet në kategoritë më të reja. Super Liga e parë do të ketë nga 10-të ekipe në 4 kategori. Liga e Dytë e shpresave në katër kategori me nga 10-të ekipe dhe Liga e Tretë për të rinjë me 7 kategori.
Njëzëri
u miratua plani strategjik për periudhën nga 2016 deri në vitin 2026.
“Planin strategjik e kemi përpiluar me bashkëpunim të vazhdueshëm me FIFA-n dhe UEFA-në, me institucionet sportive përkatëse në vend, me klubet, personat profesional, gazetarët,… Është plan që na tregon ku duhet të jemi në periudhën para neve. Qëllimet tona në planin strategjik janë vendimi i temeleve të vlerave të futbollit, përmirësimi i infrastrukturës, rritja finansiare, suksese ndërkombëtare dhe përmirësim i dukshëm i rezultateve të gjithë gjeneratave të futbollit. Për secilin prej këtyre qëllimeve do të caktohen persona përgjegjës të detyruar për ekipe të veçanta, për të realizuar planin e hartuar”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski.
Kuvedni njëzëri miratoi raaportin e presidentit të Këshillit Drejtues të FFM-së. U miratuan edhe raportet për organet e drejtësisë në FFM dhe të revizorit të pavarur. Kuvendi njëzëri miratoi llogarinë përfundimtare për vitin 2015, ndërsa miratoi edhe buxhetin për vitin 2016. U miratua edhe propozim vendimi për ndryshime të rregullores për zgjedhje në FFM, si dhe ndryshimet në Rregulloren Diciplinore.
Anëtar i ri i Këshillit Drejtues të FFM-së, u zgjodh Xhevad Dibrani nga Struga.