Publikuar më 12 Ноември, 2014 në Lajme
Më saktësisht, në terenet e Qendrës stërviore të Shtëpisë së futbollit u zhvillua ndeshja ndërmjet dy skuadrave të formuara nga përfaqësues të bizneseve.
Si trajnerë të dy ekipeve në këtë ndeshje futbolli jo formale ishin emëruar presidentët e Odës dhe Këshillit, Branko Azeski dhe Huan Pedro Himenez Navaro.
Në një atmosferë të relaksuar ‘futbollistët’ e të dyja skuadrave me pjesëmarrjen e tyre treguan se janë të gatshëm edhe më tej të nxisin përgjegjësinë sociale të komunitetit të biznesit-në mënyrë për të përhapur ndikimin pozitiv përmes aktiviteteve për zhvillim të secilës kompani dhe komunitetit në përgjithësi.
Kompanitë maqedonase janë shoqërisht përgjegjëse dhe në 10-të vitet e fundit janë shembuj pozitivë, mirëpo gjithsesi se mund të bëhet më shumë në këtë drejtim, ndërsa pikërisht kjo ngjarje i jep impuls shtesë gjithë këtij procesi.
Të mbështetur nga grupet e tifozëve të përbëra nga biznesmenë të Maqedonisë, ndeshja në kuadër të fer-pejit përfundoi me rezultat të barabartë.
Kjo është ngjarja e parë pas firmosjes së Memorandumit të bashkëpunimit në mes Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë, që paraqet një formalizim dhe fillim të aktiviteteve të përbashkëta të cilat në periudhën që pason do të zbatohen me qëllim të realizimit të qëllimit kombëtar për zhvillim të sportit si vlerë e rëndësishme e përgjithshme, në mesin e përfitimeve tjera, prezantohet dhe afmirmohet Republika e Maqedonisë në suaza ndërkombëtare, si dhe forcohet ndërgjgja kombëtare.
Ndeshja përfundoi me barazimin 5:5.