Publikuar më 31 Јули, 2014 në Lajme, Deri më 21 vjet
Për ndeshjen e parafundit të eliminatoreve për kualifikum për KE 2015 në Çeki, Stanojkoviq thëret 20 futbollistë:
Portierë: Damjan Shishkovski (Rabotniçki), Igor Aleksovski (Makedonija GJP).
Mbrojtje: Filip Ristevski (Metalurgu), Aleksa Amanoviç (Partizan, Serbi), Gjorgji Zajkov (Ren,Francë), Egzon Bejtullai (Shkëndija), Jasir Asani (Vardari), Kristijan Toshevski (Teteksi), Viktor Talevski (Ajntraht Frankfurt, Gjermani).
Mesfushorë: Isnik Alimi (Kievo,Itali), Darko Vellkovski (Rabotniçki), Besmir Bojku (Rabotniçki), Daniel Avramovski (C.Zvezda, Serbi), David Babunski (Barcelona B,Spanjë), Boban Nikolov (Vitorul Konstanca, Rumani), Valmir Nafiu (Hamburger, Gjermani).
Sulmues: Marjan Radeski (Metalurgu), Demir Imeri (Shkëndija), Kire Markovski (Rabotniçki), Taulant Seferi (Rabotniçki).
“Para se gjithash falemenderim deri te FFM-ja për besimin e dhënë që të jem udhëheqës i përfaqësueses deri në 21 vjet. Si sportist dhe ish-reprezentues vlerësoj se ftesa për të qenë pjesë e ekipit kombëtar është ndjenjë respekti nga ata që të kanë dhënë besimin dhe një lloj shpërblimi për mundin e dhënë. Për mua kjo paraqet një hap pozitiv dhe shpresoj se bashkarisht do të kontribojmë në realizimin e rezultateve të mira. Në listën tonë të futbollistëve për ndeshjen kundër Izraelit nuk do të ketë ndryshime drastike në krahasim me ndeshjet paraprake, ka ndryshime, mirëpo mendoj se këta ndryshime patjetër të ndodhin për shkak të fundit të ciklit kualifikues, si dhe ndryshimit të gjeneratës e cila patjetër të realizohet. Edhe pse kemi humbur gjasat për kualifikim të mirë deri në fund të ciklit eliminator të KE, besoj se ndeshjen kundër Izraelit do ta luajmë si duhet, maksimalisht të kalojmë përgatitjet dhe më në fund edhe në aspektin e rezultatit të jemi në nivelin që dëshirojmë. Si staf teknik do të koncentrohemi në punë të mirë, presim që edhe futbollistët të jenë në nivel të detyrës, të respektojnë ekipin dhe të vërtetojnë se për përfaqësuesen luhet me zemër dhe motiv. Ndryshe, të paktën sipas principeve të mija nuk guxon të jetë”, deklaroi Vujadin Stanojkoviq.
Grumbullimi i përfaqësueses tonaë është caktuar më 11 gusht në orën 12:00 në hotelin ‘Grand Plaza’ në Shkup.