Publikuar më 04 Декември, 2014 në Lajme
Seleksionuesi i përfaqësueses së shpresave, Bllagoja Milevski për kampion selektues stërvitor ka thirur 22 lojtarë. Me përjashtim të Amanoviqit nga Teleoptiku i Serbisë dhe Pivkovsit nga Novara e Italisë, gjithë futbollistët tjerë të ftuar luajnë në kampionatin vendor. Në kuadër të kampit stërvitor selektues do të zhvillohen dy ndeshje kontrolluese, më 9 dhjetor me Horizon Turnovën dhe dy ditë më vonë, sipas gjithë gjasave me Pelisterin e Manastirit.
Portierë: Damjan Shishkovski (Rabotniçki), Igor Aleksovski (Makedonija Gj.P.)
Mbrojtës: Darko Velkovski (Rabotniçki), Leon Najdovski (Makedonija Gj.P.), Aleksa Amanoviq (Teleoptik), Viktor Talevski, Filip Ristovski (Metalurg), Angelçe Timovski (Sileks), Besir Demiri (Shkupi), Stefan Kocev (Bregallnica Sh.), Stefan Bagashovski (Sileks).
Mesfushorë: Burhan Mustafov (Pelister), Kristijan Ivanov (Horizont T.), Besmir Bojku (Shkëndija), Martin Mirçevski (Pelister), Jasir Asani (Vardar), Valentin Koçovski (Horizont T.).
Sulmues:Viktor Angelov (Metalurg), Filip Pivkovski (Novara), Marjan Radevski (Metalurg), Dimitar Ivanov (Vardar), Lavdrim Skenderi (Renova).
“Vlerësojmë se kjo mënyrë e punës mund të jetë shumë e dobishme edhe për ne si staf teknik në përfaqësuese edhe për futbollistët e ftuar, të cilët kanë mundësi të imponohen në ekipin përfaqësues. Kampi është selektues, kemi ftuar lojtarë të cilët përmes paraqitjeve në klubet e tyre kanë vërtetuar se kanë potencial të jenë pjesë e ekipit përfaqësues, ndërsa përmes këtij kampio stërvitor duhet të dëshmojnë këtë. Nuk heqim dorë nga mënyra të cilën tani më e implementojmë në ekipin e shpresave, ajo është që tu japim shansin lojtarëve të cilët luajnë mirë në klubet e tyre që të imponohen edhe në përfaqësuese. Nga lojtarët që nuk janë ftuar në dy ndeshjet paraprake tani do të kenë mundësi të luajnë Kocev i Bregallnicës, Bagashovski i Sileksit, Mirçevski i Pelisterit, Koçovski i Horizontit dhe Amanoviq i cili imponohet përmes paraqitjeve në përgaqësuesen U 19. Shpresoj se të gjithë do ta kuptojnë seriozitetin e këtij kampi, ndërsa ne do të kemi pasqyrë më të qartë për kualitetin e lojtarëve që do të marrin shansin dhe që kanë mundësi të vërtetojnë se mund të jenë pjesë e ekipit në ndeshjet kualifikuese”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski.