U 21: Milevski pa tre futbollistë në formacion kundër Malit të Zi

Publikuar më 10 Ноември, 2014 Lajme


Daniel Avramovski nga Zrvena Zvezda, Hristijan Denkovski nga Gronigneni dhe Jasir Asani i Vardarit për shkak të lëndimeve nuk do jenë në formacionin e përfaqësueses U 21 të Maqedonisë në ndeshjen kontrolluese me Malin e Zi në Shkup. Seleksionuesi i Maqedonisë Bllagoja ka dërguar ftesë për Taulant Sulejmanovin dhe futbollisti i Rabotniçkit do të vihet në dispozicion të shpresave të vendit për ndeshjen që do ta luajmë më 16 nëntor në orën 13:00 në terenin e kompleksit ‘Shtëpia e futbollit’. Përgatitjet për ndeshjen miqësore të përfaqësueses së re kundër Malit të Zi, formacioni i Milevskit do t’i zhvillojë në Ohër, ndërsa grumbullimi i parë është paraparë për sot. Për këtë ndeshje Milevski ka ftuar dy debutues, Hristijan Ivanovin e Horizont Turnovës dhe Kackarovskin nga Rozengardi i Suedisë.

“Përballemi me probleme për shkak të lëndimit të disa futbollistëve, definitivisht nuk do të mund të llogarisim në Avramovskin, Denkovskin dhe Asanin, ndërsa problem shtesë na jep situate e Timovskit, Ristovskit dhe Sulejmanovit. Të tre janë në formacion, mirëpo ankohen në lëndime pas ndeshjeve kampionale. Shpresojmë se do të jenë të gatshëm për të luajtur kundër Malit të Zi. Ndoshta problem më i madh do të ishte nëse detyrohemi të ftojmë futbollistë tjerë, shpresoj mos kemi nevojë për diçka të tillë”, u shpreh seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski.



   
   
Reprezentacioni A