U 21: Maqedonia mundi 1:0 Malin e Zi

Publikuar më 16 Ноември, 2014 Lajme, Deri më 21 vjet

Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë ka shënuar fitore 1:0 përballë Malit të Zi në ndeshjen kontrolluese të zhvilluar në terenin e kompleksit ‘Shtëpia e Futbollit’.

Gjoko Zajkov në minutën e 38-të shënoi golin e vlefshëm fitore për përfaqësuesen tonë të shpresave. Formacioni i drejtuar nga Bllagoja Milevski me meritë i’u gëzua fitores, kishim kontroll të lojës, nuk lejuam kundërshtarin të krijojë shanse konkrete për gol dhe realizuam atë që kishim planifikuar për këtë ndeshje. Në pjesën e parë mundësi për gol kishin David Babunski dhe Marjan Radevski. Golin e vetëm të takimit Zajkov e shënoi pas harkimit të Enis Bardhit nga këndi. Në pjesën e dytë mundësinë më të mirë për të dyfishuar rezultatin e kishte Filip Pivkovski. Mali i Zi kishte disa mundësi dhe gjysmëraste, mirëpo pa mundur të krijojnë shanse të 100% për barazim. Përfaqësuesja e Maqedonisë luajti mencur, e diciplinuar dhe në fund me meritë mundi Malin e Zi. Për Bllagoja Milevskin kjo është fitorja e dytë në dy ndeshje në postin e seleksionuesit, pasi fitoren e parë e arriti në takimin debutues me Rumaninë në Shkup.


“Fituam me meritë, në tërësi mendoj se ishim kundërshtar më i mirë. Jam i kënaqur me paraqitjen tonë, dëshirën dhe motivimin e futbollistëve dhe nga realizimi i detyrave të dhëna. Në periudhën përgatitore në Ohër kemi punuar në tejkalimin e dobësive, posacërisht në pjesën defanzive kur pamë lëshime në takimin paraprak me Rumaninë. Mendoj se një pjesë të madhe të tyre arritëm t’i tejkalojmë apo zvogëlojmë. Mali i Zi konfirmoi se ka ekip të shkëlqyeshëm, sipas meje më kualitativ se sa ai i Rumanisë. Përgëzoj futbollistët, djemtë janë meritor për fitoren, mirëpo kemi edhe shumë punë për përparim edh emë të madhe dhe vetëm në atë mënyrë, me skauting dhe selektim të mirë të futbollistëve mund të shpresojmë në suksese në kualifikimet e ardhshme”, deklaroi seleksionuesi Bllagoja Milevski.

MAQEDONIA-MALI I ZI 1:0 (1:0)

(1:0 Gjoko Zajkov, minuta e 38-të)

MAQEDONIA 1. Damjan Shishkovski, 2. Filip Ristovski(3. Angelce Timovski 85`), 5. Gjoko Zajkov, 7. Enis Bardhi, 8. Boban Nikollov (15. Hristijan Ivanov 67`), 9. Valmir Nafiu (16. Demir Imeri), 10. David Babunski (21. Viktor Angelov 56`), 11. Filip Pivkovski (Burhan Mustafov 82`), 14. Darko Velkovski, 17. Marjan Radeski (20. Taulant Sulejmanov 56`), 19. Besir Demiri

MALI I ZI: 12. Ilija Duroviq, 2. Momcilo Raspopoviq, 3. Milosh Paviceviq, 5. Boris Kopitoviq, 6. Nemanja Cavniq, 7. Goran Milojko, 8. Nebojsha Kosoviq, 10. Marko Jankoviq, 11. Luka Gjorgjeviq, 16. Nikolla Vujnoviq, 17. Andrija Vukceviq.



   
   
Reprezentacioni A