Publikuar më 03 Ноември, 2014 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përgatitjet për ndeshjen kontrolluese kundër përfaqësueses së shpresave të Malit të Zi, Maqedonia do t’i realizojë në Ohër. Grumbullimi i parë i formacionit të drejtuar nga seleksionuesi Bllagoja Milevski do të jetë më 10 nëntor, ndërsa katër ditë do të zgjasë periudha përgatitore në Ohër. Seleksionuesi Milevski thotë se pa dallim kundërshtarit me të cilin luajmë, Maqedonia duhet të ketë qasje serioze dhe sjellje të nivelit të lartë në fanellën e ekipi kombëtar.
“Ndeshja kundër Malit të Zi ndoshta është kontrolla e fundit para terminit të marsit kur paralajëmrohet starti i ciklit të ri kualifikues. Shpresoj që futbollistët që do të jenë të grumbulluar për këtë përballje do të jenë të shëndoshë, në formë të mirë dhe të përgatitur për t’iu përgjigjur kësaj sfide. Përcaktimi jonë është i qartë, të imponojmë filozofi të re në përfaqësuesen e shpresave e cila do të sjellë ndryshime pozitive. Në fitoren kundër Rumanisë treguam një pjesë të këtij përcaktimi, shpresoj se lojtarët në mënyrë të njëjtë do ta marrin edhe ndeshjen me Malin e Zi. Qëndrimi ndaj fanellës kombëtare patjetër duhet të jetë në nivel të lartë dhe me vetëbesim më të madh të presim sfidat e ardhshme. Në varshmëri nga ajo se cilët futbollistë më të ri se 21 vjet do të gjenden në listën e seleksionuesit të përfaqësueses A, ne do të përpilojmë listën tonë për futbollistët në të cilët do të llogarisim në ndeshjen kundër Malit të Zi”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski.