Publikuar më 03 Септември, 2014 në Deri më 21 vjet
Si që paralajmëroi më herët, ushtruesi i detyrës së seleksionuesit të përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Vujadin Stanojkoviq sot ka kompletuar listën e futbollistëve në të cilët do të llogarisë në ndeshjen e fundit kualifikuese përballë Izraelit, e cila më 9 shtator do të luhet në Larnaka të Qipros.
Përveç 18-të futbollistëve të ftuar në listën e publikuar ditë më parë, Stanojkoviq tani dërgon ftesë edhe për Gjorgji Stoilovin e Horizont Turnovës dhe Burhan Mustafovin e Pelisterit.
Përfaqësuesja e Maqedonisë grumbullimin e saj do ta ketë më 6 shtator në Dojran, ndërsa pres konferenca zyrtare është paraparë për 5 shtator në orën 11:30 në dhomën për konferenca për shtyll te Shtëpia e Futbollit.