Publikuar më 13 Август, 2014 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja e shpresave të Izraelit fitoi 3:0 në arenën ‘Filipi i Dytë’ në Shkup. Ofir Mizraçi me dy gola në pjesën e parë (33’ dhe 41’) zgjodhi pyetjen rreth fituesit në këtë përballje. Në pjesën e parë përfaqësuesja e Izraelit e cila lufton për vend në Kampionatin Evropian në Çeki, shfrytëzoi rastet e krijuara përmes realizimit të shkëlqyeshëm të Mizraçit, ndërsa për Maqedoninë nuk u dha një penalti e pastërt kur pas goditjes së lirë të Boban Nikollovit në zonën e reptësisë me dorë luajti një futbollist kundërshtar. Në pjesën e dytë hymë me më shumë guxim, posaçërisht deri në minutën e 70-të kur shumë më tepër luanim me topin, ndërtuam disa aksione të mira, mirëpo munguan rastet konkrete në përjashtim të goditjes së mirë por jo precize të Demir Imerit. Izraeli vulosi fitoren në minutën e 81 me golin e Goslan Sovalit.
Maqedoni – Izrael 0:3 (0:2)
(0:1 Mizraçi 33`, 0:2 Mizraçi 41`, 0:3 Sovall 81`)
Maqedonia: Damjan Shishkovski, Filip Ristovski, Aleksa Amanoviq (46’ Egzon Bejtullai), Gjoko Zajkov, Ersen Asani, Marjan Radeski (64’ Jasir Asani), Daniel Avramovski, Boban Nikollov (58’ Dimitar Ivanov), Darko Velkovski, Demir Imeri, Besmir Bojku.
Izraeli: Barak Levi, Elizer Dasa, Amir Ben Shimon (12’ Ahed Asam), Edvard Gotlib, Ben Vahaba, Roj Kehat, Ofir Mizraçi, Kenet Hasan Saief (86’ Dia Sabia), Ben Rejçert (61’ Goslan Soval), Gadi Kinda, David Dor Miça.
“Në ndeshje hymë me respekt të madh për Izraelin, në momente ishim disa të frikësuar, bëmë gabime dhe kjo ndikoi të kemi negativë prej dy golave në pushim. Në përfaqësuesen tonë ka numër të madh të futbollistëve të rrinj, ne jemi në process të krijimit të një kombëtareje të re, ndërsa me shumë gjasa edhe presioni i ndeshjes kualifikuese ndikoi në lojën tonë. Izraeli shfrytëzoi shanset e veta, vërtetuan se janë shumë më kualitativ dhe me meritë fituan”, u shpreh ushtruesi i detyrës së seleksionuesit të përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Vujadin Stanojkoviq.